Nga klasa e pestë deri te lindja e djemve, çifti i balerinëve tregojnë historinë e tyre të dashurisë

schedule10:31 - 22 Tetor, 2020

schedule 10:31 - 22 Tetor, 2020

Arlis dhe Sokol Zhguri janë një nga çiftet më të njohur të baletit për publikun shqiptar.

Të ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ata kanë treguar historinë e dashurisë së tyre, që nga njohja e deri te lindja e dy djemve.

Sokoli: “Ne bashkë nijhemi që në klasë të pestë kemi qenë me një klasë te shkolla baletit. Pastaj vitet kaluan dhe unë shkova në Rusi për studime. Më pas u shkëputëm deri te emisioni ‘Porta e Fatit’ që u rinjohëm me një sy tjetër.

Arlis: “E kemi mbajtur për për vit të fshehtë pasi kishim turp nga miqtë tanë se mos prishnim miqësinë. E ngacmova unë e para duke dashur të bëjë një duet në baletë”.

Më tej, Sokoli ka treguar se si i hyri rrugës së baletit, duke ndarë edhe vështirësitë e këtij profesioni në Shqipëri. Ndërsa ka thënë se djali i tyre i madh është vërtetë i talentuar në këtë fushë.

“Problemi është që pagesat e baletit në Shqipëri zëre sikur nuk janë. Po të dimë çmimet vetëm një palë papuçe kushtojnë 50 euro që mua më duhen 5 -6 fal në muaj. Trajtimi sakaq është minimal, ne nuk e kemi luksin për shembull të shkojmë te fizioterapisti”.

Sokoli: “Baleti ishte një deshirë e babait dhe në kohën e ‘xhaxhit’ ka qenë punëtor dhe donte që një nga fëmijët të merrej me art. Unë nuk e kisha me qejf, por më coj si me zor te shkolla baletit. Derisa më tha për në Moskë, ku unë ika më shumë për të ikur jashtë shtetit sesa për shkollën. Ne kemi klasa baleti, por djemtë janë minoranca. Nuk ndodh vetëm këtu te ne edhe në botë kështu ndodh”.

Arlis: “Djali i madh para dy ditësh bëri 9 dhe i vogli bën katër pas dy muajsh. Nuk ja kemi injektuar baletin”.

Sokoli: “E shoh që djali i madh është shumë i dhënë. Ka vesh muzike të jashtëzakonshme. Kur punoja me trupat e ekranit ai i shikonte, ndërsa unë më pas kuptoja që përthithte”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!