Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga kërci i veshit… te gjuri. Risia për trajtimin e osteoartritit nga Mytocel Msk

schedule12:20 - 5 Tetor, 2026

schedule 12:20 - 5 Tetor, 2026

Nga kërci i veshit… te gjuri. Një procedurë minimalisht invazive, një trajtim autolog dhe një qasje e re për pacientët që vuajnë nga osteoartriti. Kjo ishte risia e prezantuar fundjavën e kaluar në ambientet e spitalit “Salus”, ku për herë të parë në Shqipëri u prezantua Mytocel MSK – një trajtim që synon të mbështesë rigjenerimin e kërcit të dëmtuar.

Kjo metodë për herë të parë është përdorur në klinikën ‘Bioregenera” Gjilan, me ekipin Dr. Selami Ramadani ortoped, Dr Ukshin Ismajli Anestiziolog dhe Xhelal Demiri laborant mjekësor

Osteoartriti është një nga sëmundjet më të zakonshme të nyjeve. Gjuri është ndër zonat që preken më shpesh dhe dëmtimi progresiv i kërcit mund të sjellë dhimbje, vështirësi në lëvizje dhe kufizime në jetën e përditshme. Por si funksionon kjo qasje e re?



Nga pjesa e pasme e veshit merren vetëm tre biopsi të vogla kërci, me diametër rreth 2.5 milimetra.Indi përpunohet mekanikisht në solucion fiziologjik dhe përftohet një suspension biologjik që përmban qeliza kërcore, qeliza me potencial rigjenerues, faktorë rritjeje dhe komponentë të tjerë biologjikë.

Më pas, ky suspension injektohet drejtpërdrejt në nyjen e prekur. Procedura është minimalisht invazive, kryhet nën anestezi lokale dhe nuk kërkon qepje. Zona nga merret indi pritet të shërohet brenda pak ditësh. Edhe injektimi në nyje është një procedurë e shpejtë, e ngjashme me injeksionet e tjera intra-artikulare.

Por çfarë e bën të veçantë kërcin e veshit? Kërci aurikular përmban perikondrium, një shtresë me qeliza që kanë potencial rigjenerues. Pikërisht ky ind përdoret si burim autolog për trajtimin e nyjes së dëmtuar.Pra, indi vjen nga vetë pacienti, pa rrezik shendeti dhe pa infeksione te mundshme.

Dhe këtu qëndron një nga ndryshimet kryesore me trajtimet më tradicionale. Acidi hialuronik përdoret kryesisht për të përmirësuar lubrifikimin dhe për të lehtësuar simptomat e nyjes, ndërsa kortikosteroidet kanë efekt anti-inflamator dhe përdoren për kontrollin e dhimbjes. Mytocel MSK, ndërkohë, synon të sjellë në nyje komponentë biologjikë të marrë nga vetë indi i pacientit, me qëllim mbështetjen e proceseve rigjeneruese të kërcit.

Të dhënat klinike të raportuara për Mytocel MSK kanë evidentuar ulje të dhimbjes dhe përmirësim të funksionit të nyjes, me ndikim edhe në aktivitete të përditshme si ecja, ngjitja e shkallëve apo ngritja nga karrigia. Në disa studime, përmes rezonancës magnetike, është vërejtur edhe rritje e trashësisë së kërcit gjatë ndjekjes së pacientëve.

Por jo çdo pacient me osteoartrit është automatikisht kandidat. Mytocel MSK synohet kryesisht për pacientët me osteoartrit të lehtë deri në të moderuar, tek të cilët ruhet ende kërc artikular. Për këtë arsye, vlerësimi i pacientit dhe i gjendjes së nyjes është një hap i rëndësishëm përpara trajtimit.

Dhe edhe pse gjuri është fokusi kryesor, kjo qasje mund të përdoret edhe në nyje të tjera, përfshirë ijën, shpatullën, bërrylin, gishtat e duarve dhe këmbëve.

Nga një fragment i vogël kërci i marrë nga veshi… te një nyje që kërkon të rifitojë lëvizjen. Mytocel MSK sjell në Shqipëri një qasje të re biologjike ndaj osteoartritit. Sepse kur dhimbja kufizon lëvizjen, zgjidhja nuk është vetëm të ndalosh dhimbjen, por të rikthesh lëvizjen. Dhe pikërisht këtu nis historia suksesshme e Mytocel MSK./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!