Një debat që përfundon në sherr. Prej vitesh nuk është më shqetësim i nvetëm mes adoleshentësh. Konfliktet po përshkallëzohen në krim.
Gjuha e urrejtjes po shton fëmijë dhe të rinjë aggressive. Sipas specialistëve dhuna sjell ankth e thyen vetëbesimin.
“Dhuna që ata përjetojnë nga bashkëmoshatarët, si në mjedisin real dhe ne atë virtual, i bën të ndjehen vazhdimisht të nënçmuar, të vënë në lojë, vazhdimisht të revoltuar, ka prej tyre që këtë zemërim të brendshëm, e shfaqin në formën më aggressive që ata dinë e që kanë dhe nëse sigurojnë armë të ftohtë humbasin dhe kontrollin”.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik afro gjysma e personave që kanë përjetuar dhunë online në vendin tonë janë nën 18 vjeç. Shpesh bashkë me bullizmin nga mjedisi virtual vjen dhe modeli.
“Pamundësia e familjes për ti qëndruar vazhdimisht fëmijës mbi kokë për edukimin kur nga shkolla shihet një rënie e besimit në përgjithësi tek aftësisë së saj edukuese.
Kur shohim nga ana tjetër që mjediset virtuale ku nuk ka filtra, ku ka shumë antimodele, lavdërim të dhunës bëhen gjithnjë udhërrëfyese për ta, shpesh ne përfundojmë ne analiza të tilla kur flasim për të mitur që krenohen, ndjehen më të fortë duke marrë këto modele.”
Modeli duhet ndryshuar ndërsa impulsivitetit të moshës i duhet vënë fre. Specialistët thonë se për këtë adoleshentëve iu duhen ofruar mundësi të shprehin veten.
“T’i ofrojmë mundësi për shprehur veten jo, në formë aggressive, por të dobishme si psh aktivitetet e ndryshme…
Mendoj që ajo që zbut agresivitetin e sjelljes njerëzore është edukimi.
Çfarë mungon për medimin tim është pikërisht ky aspekt . Adoleshentëve tek ne mendoj që iu mungojnë këto hapësira ku ato të shprehin veten, të ndjehen më larg antimodeleve. Çfarë familja nuk e bën dot duhet ta bëjë shkolla, se njihet si dora e zgjatur e familjes, ne që te kemi hapa pozitiv të jemi më rigoroz, programet edukuese te nisin më herët. Mendoj se mungojnë programet që luftojnë varësitë. Pothuajse i kemi të zbuluar të miturit nga varësitë. ”
Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri raporton trefishim të rasteve të bullizmit kibernetik krahasuar me një vit më pare. Nderkohe shpesh një fjalë në rrjetet sociale kohet e fundit është bërë shkak për humbje jete./abcnews.al

