Nga karantina, në fushë: Mersinaj e Çokaj i bashkohen Kallakut

schedule17:41 - 30 Gusht, 2020

schedule 17:41 - 30 Gusht, 2020

Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj rikthehen në fushë për Lokomotiven e Zagrebit, që ditën e sotme luan në transfertë kundër Varazdin. Mbrojtësi dhe mesfushori munguan në ndeshjen e Champions League dhe në dy sfidat e parë të kampionatit.

Dyshja kuqezi kishin qenë në kontakt me një futbollist të infektuar me Covid-19 dhe ishin detyruar të futeshin në izolim për 14 ditë. Pasi kanë ndjekur udhëzimin e autoriteteve shëndetësore, ata janë testuar për Covid-19 dhe testi për ta ka dalë negativ.

Në takimin e sotëm titullar për Lokomotivën është edhe mesfushori Sherif Kallaku, për të parën herë. Në stol në pritje të mundësisë për të luajtur është edhe një tjetër shqiptar, sulmuesi Indrit Tuci. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!