Nga kanabisi në makinë te dhuna ndaj bashkëshortes, arrestohen 7 persona në Tiranë

schedule12:14 - 10 Tetor, 2023

schedule 12:14 - 10 Tetor, 2023

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës. Ata kanë kryer vepra penale të ndryshme, nga dhuna ndaj bashkëshortes deri te mbajtja e lëndëve narkotike në makina.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shtetasit e arrestuar:

– 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tom Plezha”, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

– 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Laprakë, gjatë kontrollit të automjetit që ky drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin 34 vjeç, banues në Shupenzë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një shufër metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si dhe gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit 27 vjeç, 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!