Superiorja vijon edhe sot, me tre duelet e tjera të javës së 25-të. Një ditë më parë Tirana mundi Vllazninë, kurse Partizani barazoi me Egnatian.
Tashmë në fushë zbresin 6 ekipe të tjera dhe prej orës 13:45 do të zhvillohen dy takime. Laçi i vendit të dytë do kërkojë të kthehet te fitorja kundër Skënderbeut.
Në Kamzë Dinamo do tentojë një tjetër trepikësh, këtë herë ndaj Kukësit që do të “blindojë” pozitat e saj në zonën që të çon në garat ndërkombëtare.
Java mbyllet në “Loro Boricci”, aty ku Teuta do të jetë zot shtëpie kundër Kastrioti. Të dyja ekipet do të luftojnë për tre pikët. / abcnews.al


