Numri 2 i PD-së, Gazment Bardhi në një intervistë për Endri Xhafon në studion e Abc News tha se ka marrëveshje për të ndryshuar edhe ligje të tjera përpos Kodit Zgjedhor. Po kështu ai u pyet se për daljet e rralla të Bashës në publik, dhe qendrimet e tij më të zbutura ndaj Ramës.
Endri Xhafo: A ka patur presion nga SHBA dhe britanikët për tu ulur në tryezën politike?
Bardhi: Jo presion jo, presion ka patur Edi Rama. Tryezën e kemi thirrur ne që në tetor. Nga tetori në janar pati zvarritje nga Rama për ta pranuar këtë kërkesë. Ishte qendrimi i tyre që nuk duhet tryezë.
Çfarë prisni nga tryeza?
Bardhi: Duhet vullnet politik sepse mund të preken edhe ligje të tjera përpos kodit zgjedhor. Ka dakordësi mes palëve për të shkuar përtej rekomandimeve të OSBE-së.
Nëse arrihet marrëveshja, a ka garanci të mjaftueshme për zgjedhjet?
Bardhi: Nëse pranohen të gjitha kërkesat që opozita ka bërë në tryezën politike garatohen standarde minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Çfarë fituat nga gjithë aksioni i protestave? A i qendroni kërkesës për qeveri teknike?
Bardhi: Gjithë aksioni që ne ndërmorëm ishte për t’i dhënë qytetarëve shqiptarë shansin të votojnë me vullnet të lirë. Tryeza është një shans i mirë dhe i qendrojmë kërkesës për qeveri teknike. Modeli që ne kërkojmë është ai i Maqedonisë së Veriut, për qeveri kujdestare 3 muaj para zgjedhje të përgjithshme.
Xhafo: Ju besoj i keni ndjekur analistët politikë, siç është psh Ylli Rakipi që nuk është i blerë nga Rama dhe mendon se Basha është zbythyr?
Bardhi: Jo nuk është e vertete. Të gjitha qendrimet e artikuluara nga PD janë absolutisht edhe qendrimet e kryetarit Basha.
Xhafo: Ku është z. Basha tani?
Bardhi: Është në zyrë në këto momente. Përpara se të nisesha isha në takim me të për çështje pune me të. Ju garantoj se Basha është në krye të detyrës. /abcnews.al
Bardhi në Abc News: Kreu i SPAK i tha ‘JO’ brenda 30 minutash dosjes 184, po i shërben Ramës