Këngëtarja e njohur Elvana Gjata është shumë diskrete përsa i përket daljeve televizive. Hera e fundit kur ajo u shfaq ishte në festivalin e RTSH me këngën e saj “Me tana”.
I ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, miku i saj më mirë, stilisti Valdrin Sahiti nuk mund të shpëtonte pa u pyetur për Elvanën.
“Ku është Elvana, nga bëhet?” – pyeti njëri nga fëmijët e emisionit.
“Sigurisht që e di se ç’po bën Elvana. Ajo është mikesha ime. Sa herë që Elvana “humb”, ka një gjë të madhe për të prezantuar”, tha Valdrini, duke lënë të kuptohet se këngëtarja e njohur e skenës, tashmë ka projekte të reja e të mëdha për të prezantuar.
Kujtojmë që edhe në rrjetet sociale, Elvana nuk është shumë aktive. Për herë të fundit, këngëtarja iu bashkua fushatës së ndërgjegjësimit për të drejtat e femrave pas skandalit të abuzimit të minorenes në një shkollë në Babrru./abcnews.al