Nga jehona e Dua Lipës në mediat ndërkombëtare te J Balvin me flamurin e Kosovës, çfarë pritet të ndodhë sonte në“Sunny Hill”

schedule11:35 - 6 Gusht, 2022

schedule 11:35 - 6 Gusht, 2022

Mbrëmjen e djeshme u mbyll me sukses nata e dytë e “Sunny Hill Festival” dhe padyshim vëmendjen më të madhe e mori këngëtari latin me famë botërore, J Balvin.

Artisti i famshëm nga Kolumbia performoi disa nga këngët e tij më të njohura, duke elektrizuar publikun. Mirëpo, kulmi i mbrëmjes u arrit kur mori në duar në duar flamurin e Kosovës.

Balvin-emri i vërtetë i të cilit është Jose Alvaro Osorio Balvin në atë moment tha në gjuhën shqipe “Të dua”.

Në një çast teksa perfomonte një nga këngët e tij më të dashura, ai bëri shqiponjën me krenari, pasi pjesë në publikë për ta ndjekur ishte edhe Dua Lipa. Kjo e fundit performoi natën e parë të Festivalit duke u kthyer në kryefjalën e mediave ndërkombëtare.

LEXO EDHE: Nga DailyMail te Harper’s, mediat ndërkombëtare jehonë Dua Lipës dhe performancës së saj në Prishtinë

Kujtojmë që sonte do të mbahet nata e tretë, ku “star-i” i ftuar është reperi shumë i famshëm, AJ Tracey, i cili po pritet me padurim nga fansat./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!