Nga Janku, te Starova e Shehu: Presidenti Meta dekoron legjendat e Partizanit

schedule13:59 - 16 Tetor, 2020

schedule 13:59 - 16 Tetor, 2020

Ilir Meta, presidenti i Republikës, ka dekoruar ditën e sotme katër futbollistë të shquar shqiptarë ndër vite. Bëhet fjalë për emra si Mikel Janku, Ilir Lame, Ylli Shehu dhe Sulejman Starova, të cilët kanë fituar trofe të shumtë si lojtarë e më ndonjë prej tyre ka bërë karrierë edhe si trajner.

Presidenti Meta, pasi u publikuan edhe disa video përmbledhëse që tregonin karrierën dhe arritjen e katër personazheve që po dekoroheshin, tha: “Është kënaqësi për mua të vlerësoj kontributin dhe karrierën e suksesshme të këtyre futbollistëve të Partizanit dhe të kombëtares:

Ilir Lame, mesfushori i hekurt dhe i pamposhtur i Partizanit, Sulejman Starova, futbollisti inteligjent dhe i gjithanshëm, por edhe trajner dhe drejtues i suksesshëm, Ylli Shehu, sulmuesi brilant dhe golashënues spektakolar dhe të paharruarin Mikel Janku, mburoja e portës se Partizanit dhe ekipit kombëtar, gazetar dhe analist që u nda nga jeta pak kohë më parë”, tha Meta mes të tjerash.

Albano Janku tërhoqi dekoratën për babanë e tij të ndjerë, ndërkohë që më pas Shehu dhe Lame i tërhoqën vetë medaljet. Starova nuk ishte i pranishëm për arsye shëndetësore dhe një mesazh për vlerësimin e tij e dha vajza e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!