Napoli raportohet se ka arritur marrëveshje me Antonio Conten.
Sipas ekspertit të transferimeve nga “RAI Sport”, Ciro Venerato, mes palëve është arritur marrëveshje tre-vjeçare.
Conte thuhet se është pajtuar për kushtet me Napolin, megjithëse detajet tjera nuk u zbuluan.
Por, sipas “CalcioNapoli”, bëhet fjalë për një marrëveshje rreth 6.5 milionë euro.
Trajneri italian besohet se tashmë është i gatshëm për të nënshkruar kontratën.
Ish-tekniku i Italisë është i lirë që nga gjysma e sezonit të kaluar, kur u largua nga Tottenham Hotspur./ h.ll/abcnews.al