Nga Italia drejt Shqipërisë me mbi 600 mijë euro, shqiptarit i sekuestrohen paratë në Muriqan, i kishte fshehur në dyert e automjetit

schedule08:55 - 15 Nëntor, 2024

schedule 08:55 - 15 Nëntor, 2024

Policia e Kufirit në bashkëpunim me drejtorinë vendore të Shkodrës, në pikën e kalimit kufitar Muriqan kanë sekuestruar një sasi prej mbi 680.000 euro të cilat po silleshin në Shqipëri nga Italia nga shtetasi Lefter Nelaj.

Pas informacioneve të marra dhe pas kontrollit të ushtruar në mjet rezultoi se ky shtetas udhëtonte nga Italia në drejtim të Shqipërisë dhe në dy dyert e fugonit poshtë tapicerisë kishte të vendosur në kuti sasinë e eurove.

Po kryhet veprimet hetimore me qëllimi zbulimin e destinacionit të parave.

/abcnews.al/