Nga Irani në Turqi, ndikimi i Pekinit shtrihet deri në Lindjen e Mesme

schedule15:41 - 30 Mars, 2021

schedule 15:41 - 30 Mars, 2021

Me një ceremoni të transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar në Teheran, Irani dhe Kina firmosën një marrëveshje për bashkëpunim strategjik – në ekonomi dhe siguri – për 25 vjet, që i jep frymëmarrje Republikës islamike të izoluar nga sanksionet ndërkombëtare. Por njëkohësisht përforcon influencën në rritje kineze në Lindjen e mesme, në një moment që negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës  për marrëveshjen e programit bërthamor, janë bllokuar.

Ministri i jashtëm iranian, u shpreh se Kina është një vend mik në kohë të vështira. Pekini nga ana e tij pretendon se ekonomia iraniane e rënduar nga sanksionet dhe kriza ekonomike, është partneri i parë tregtar: në 14 muajt e fundit nga Teherani janë nisur rreth 300 mijë fuçi nafte në ditë drejt porteve kineze.

75 për qind e këtij furnizimi vinte nga Oman, Emiratet e Bashkuara Arabe apo Malajzia për të shmangur sanksionet amerikane.

Teherani kritikohet për këtë marrëveshje, pasi është rreziku i përforcimit të varësisë nga Kina por dhe për pasojat që mund të ketë për negociatat me SHBA. Por marrëveshja është mbështetur nga konservatorët dhe guida supreme Ali Kamenei, dhe Ali Larijani ish kryetar i parlamentit dhe një nga kandidatët kryesor për president në zgjedhjet e muajit qershor. Dhe pse detajet nuk janë bërë publike, kjo marrëveshje ka një rëndësi të madhe politike.  Sipas analistëve kjo lëvizje nuk ka të bëjë vetëm me Iranin. Marrëveshje shumë të ngjashme me Kinën janë nënshkruar dhe nga vende të tjera, Gjiri po sheh drejt Lindjes.

Mungesa e pjesshme amerikane i ka lënë hapësira të reja Pekinit, i cili po lëviz me shpejtësi me diplomacinë e partneritetit. Jo aleanca në modelin e NATO-s, që përfshijnë dhe marrëveshje për ndërhyrje ushtarake, në mbrojtje të një vendi mik, por marrëveshje ekonomike dhe poltike që lejojnë mospërfshirjen në mosmarrëveshjet rajonale.

Ministri i jashtëm kinez mbërriti në Teheran pasi kishte ndaluar më parë në Arabi Saudite dhe Turqi, dhe para se të fluturojë në Emiratet e Bashkuara arabe, në Oman, Bahrein, një javë pas vendimit të sekretarit amerikan të shtetit për të vizituar Japoninë dhe Korenë e Jugut. Nëse Uashngtoni sheh nga Azia për të kufizuar ambiciet kineze, Kina kërkon thellësi strategjike në një zonë tradicionale të ndikimit amerikan

Nafta është vektori i madh i interesit kinez në Lindjen e mesme, rreth 38% e importimeve kineze në vitin 2020 erdhi nga rajoni. Por në 10 vitet e fundit Kina ka shtuar dhe impenjimin ekonomik, sot është investitori i parë i drejtpërdrejtë i jashtëm: më shumë se 147 miliard dollarë të investuara në 10 vjet. Vendet e Gjirit, për një kohë të gjatë bastion i aleancave amerikane në rajon. Nuk flitet vetëm për energji, infrastrukturë apo porte. Rruga e re e mëndafshit është dhe digjitale e teknologjike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!