“Nga i pari te i fundit”, PD video-mesazh me qytetarët për Vetingun e politikanëve

schedule20:40 - 21 Tetor, 2021

schedule 20:40 - 21 Tetor, 2021

Sipas PD të gjithë qytetarët duan që t’u bëhet vetingu politikanëve.

Një ditë pas dorëzimit në Kuvend të draftit për vettingun e politikanëve, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka publikuar një video ku ka marrë mendimin e qytetarëve të rastësishëm në rrugë nëse duan që të bëhet ky “filtrim” ose jo. Referuar përgjigjeve të qytetarëve që shfaqen në video, Bardhi shkruan se të gjithë e duan vetingun e politikanëve.

“Qytetarët duan një politikë të pastër. Qytetarët duan vettingun e politikanëve”, shkruan Bardhi.

Në videon e publikuar nga Bardhi qytetarë shprehen për “po”, madje sipas tyre, vettingu duhet të nisë pikërisht nga politika. “Nga i pari te i fundit”, thotë një qytetar në video-mesazh.

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, tre amendamentet që synojnë ndryshimet në kushtetutë që përfshijnë një reformë të re zgjedhore dhe territoriale, si edhe vettingun e politikanëve.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!