Nga humbja e babait, te i dashuri i ri, Enca ndan kujtimet e mira dhe të këqija gjatë muajve të fundit

schedule09:58 - 29 Shtator, 2020

schedule 09:58 - 29 Shtator, 2020

Këngëtarja seksi, Enca Haxhia, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here momente të ndryshmë.

Së fundmi, përmes disa postimeve të publikuara në InstaStory, ajo ka treguar disa nga momentet e mira dhe të këqija që i kanë ndodhur gjatë muajve të fundit.

Në mesin e këtyre momenteve, Enca zbuloi se është dashuruar dhe se ka humbur disa miq jo të vërtetë e po ashtu ka mbetur edhe pa punë si pasojë e pandemisë.

Sipas saj, kujtimet e mira janë: “Premiera e filmit, eksperienca e parë e madhe si aktore, turneu i filmit në Evropë, emocione të reja. Më shumë kohë për veten time, miqtë dhe familjen për shkak të pandemisë. Ndërtova një shtëpi muzikore, duke prodhuar vetë muzikë. Publikova një hit të madh. Kalova pushime verore të mrekullueshme. Rashë sërish në dashuri”.

Ndërkaq, kujtimet e këqija të saj janë: “Babai im u nda nga jeta. Më është copëtuar zemra nga miqtë dhe lidhja romantike. Humba miqtë fals. M’u desh të ndaloja aktivitetet e mia dhe ngela thuajse pa punë për shkak të pandemisë dhe politikës. Theva këmbën dhe bëra një ndërhyrje kirurgjikale dhe më duhet të pushoj për disa muaj”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!