Hillary Clinton – The New York Times
Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Ishte viti 1995, kur Madeleine Albright po lexonte draftin e një fjalimi që do të mbaja në Pekin, në konferencën e ardhshme të Kombeve të Bashkuara për gratë. Ajo më vështroi me shikimin e njejtë të diktatorëve më të frikshëm dhe më pyeti se çfarë po përpiqesha në të vërtetë të arrija me atë fjalim.
“Dua që fjala ime të më dëgjohet,” iu përgjigja. “Atëherë bëje”, tha ajo. Ajo vazhdoi të më tregojë se si mund të përsosja fjalimin duke theksuar se të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e njeriut janë të drejtat e grave.
Ajo ishte Madeleine, e cila gjithmonë arrinte të gjente thelbin e gjithçkaje me qartësi dhe guxim. Ajo mbrojti idealin e saj gjithë jetës, dhe e bëri në emër të grave dhe vajzave, duke thyer tabunë e diplomacisë si gruaja e parë që shërbeu si sekretare e shtetit dhe duke luftuar për të drejtat e grave në të gjithë botën.
Ajo e bëri këtë në emër të vendit që e strehoi që kur ishte një fëmijë për ti shpëtuar tiranisë së Europës, duke i mbrojtur gjithmonë Shtetet e Bashkuara si një komb të një rëndësi të madhe dhe udhëheqës të botës së lirë, raporton abcnews.al
Ajo nuk pushoi kurrë së luftuari për lirinë dhe demokracinë, duke përfshirë kritikat ndaj gjeneralëve dhe diplomatëve ndonjëherë skeptikë për ti cilësuar të drejtat e njeriut si një domosdoshmëri të sigurisë kombëtare.
Për Bill-in dhe mua dhe miqtë e saj të shumtë në mbarë botën, vdekja e Madeleine është një humbje e madhe dhe shumë e dhimbshme. Ajo ishte e gjallë, kishte stil dhe gjithmonë ishte e gatshme për aventura dhe për tu argëtuar.
Nuk do ta harroj kurrë se sa e emocionuar ishte ajo kur po ecte nëpër rrugët e vendlindjes së saj, në Pragë dhe kur më tregoi shtëpinë ku kishte jetuar kur ishte e re. Ne nuk mund të ndalonim së qeshuri kur papritur nisi një stuhi shiu dhe nuk mund të ndalonim së qeshuri as gjatë një darkë me dramaturgun magjepsës dhe ish disidentin çek Václav Havel kur ai u bë president.
Madeleine kishte mbaruar kolegjin në Wellesley, 10 vite përpara meje dhe për dekada ne i kemi dërguar letra njera-tjetrës.
Vdekja e Madeleine është gjithashtu një humbje e madhe për vendin tonë dhe për kauzën e demokracisë në një kohë kur demokracia është në pikën e saj ndoshta më të ulët. Tani më shumë se kurrë, ne mund të përdorim zërin jetësor të Madeleine, pikëpamjet e saj dhe besimin e saj për lirinë dhe demokracinë amerikane, raporton abcnews.al
Ne mund ta nderojmë kujtimin e saj duke vënë në zbatim pikëpamjet që Madeleine kishte. Në vitet 1990, kur bashkëshorti im emëroi Madeleine ambasadore të OKB-së dhe më pas sekretare të Shtetit, ajo u përball e vetme me diktatorin serb Slobodan Millosheviç.
Ajo nxiti aleancën e NATO-s për t’i dhënë fund luftës brutale në Bosnje dhe spastrimit etnik në Kosovë. Ajo e ka cilësuar gjithmonë presidentin Vladimir Putin si një autokrat që kërkon të rimarrë perendorinë e humbur të Rusisë dhe një armik të demokracisë.
Në një artikull të The Times, që u botua më 24 shkurt, ajo paralajmëroi se pushtimi i Ukrainës do të ishte “një gabim historik” që do të izolonte Rusinë nga ana diplomatike, do ta rrënonte ekonomikisht dhe do të ishte strategjikisht e cenueshme përballë një aleance perëndimore më të fortë dhe më të bashkuar.
”Siç në fakt ka ndodhur shpresh, Madeleine kishte të drejtë”.
Ajo ishte një grua e veprave, veçanërisht kur përballej me padrejtësi. Madeleine e kuptoi se fuqia amerikane është e vetmja gjë që qëndronte midis rendit global të bazuar në rregulla dhe forcës. Madeleine ishte një diplomate, e gatshme të fliste edhe me kundërshtarin më të urryer për të çuar përpara perspektivat e paqes.
Në vitin 2000, ajo ishte sekretarja e parë e shtetit që udhëtoi në Korenë e Veriut, ku bisedoi për 12 orë me diktatorin Kim Jong-il. Sot, me një valë në rritje të autoritarizmit që po kërcënon demokracinë jo vetëm në Ukrainë, por në të gjithë botën, ky është një mësim që ia vlen të mbahet mend.
Aleancat e NATO-s dhe të SHBA-së janë gurthemeli i paqes botërore.
Si sekretare e shtetit, Madeleine ndihmoi bashkëshortim tim që Polonia, Hungaria dhe Repulik Çeke ti bashkoheshin NATO -s pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Vite më vonë, i kërkova asaj të drejtonte një komision ndërkombëtar për administratën e Obamës për të ripërcaktuar misionin e NATO-s për shekullin e 21-të.
Duke përjetuar traumat historike të Europës, ajo kuptoi se siguria nga NATO ishte çelësi që kontinenti të ishte i lirë dhe në paqe.
Ajo e cilësoi NATO-n si një aleancë politike, jo vetëm si një pakt ushtarak.
Madeleine hodhi poshtë kritikat sidomos gjatë kohëve të fundit, se zgjerimi i NATO-s provokoi Rusinë për pushtimin e Ukrainës. Siç ka vënë në dukje historiani, Stephen Kotkin, ai argument injoron përpjekjet shekullore të Rusisë për të dominuar fqinjët e saj.
Madeleine gjithashtu na nxiti të dëgjonim mendimet e liderve si Havel, i cili tha se mesazhi i zgjerimit të NATO-s është se: “Europa nuk është më dhe nuk duhet të jetë më e ndarë dhe kundër vullnetit të popullit, në çdo sferë interesi apo ndikimi.”
Mos bëni gabime, nëse NATO nuk do të ishte zgjeruar, Putin do të kërcënonte jo vetëm Ukrainën, por shtetet baltike dhe me gjasë të gjithë Europën Lindore. Gjithashtu, historiania dhe gazetarja Anne Applebaum, tha se zgjerimi i NATO-s ishte arritja më e suksesshme e politikës së jashtme amerikane gjatë 30 viteve të fundit.
Madeleine gjithashtu nuk ra dakord me qasjen e Donald Trump për t’i trajtuar aleancat e Amerikës si një raketë mbrojtëse ku partnerët tanë duhet të paguajnë një taksë.
Ajo e dinte se aleancat e SHBA-ve – veçanërisht me demokracitë e tjera janë një pasuri ushtarake, diplomatike dhe ekonomike që as Rusia dhe as Kina nuk mund ta përballojnë, pavarësisht përpjekjeve të tyre dhe janë vendimtare për sigurinë tonë kombëtare.
Sulmet ndaj demokracisë në vend janë në dobi të diktatorëve jashtë vendit.
Ato e bëjnë më të vështirë për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Në librin e saj, të botuar në 2018, “Fashizmi: Një paralajmërim”, Madeleine e përshkroi Trump si presidentin e parë të SHBA-së në epokën moderne “deklaratat dhe veprimet e të cilit ishin në kundërshtim me idealet demokratike”.
Ajo nxorri në pah se se sulmi i tij ndaj normave dhe institucioneve demokratike ishte “diçka e brishtë” për autokratë si Putin. Pas kryengritjes më 6 janar 2021 dhe përpjekjeve të Trump për të përmbysur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, Madeleine imagjinoi Abraham Lincoln duke qarë.
“Familja ime erdhi në Amerikë pasi u arratis për shkak të një grusht shteti, kështu që e di se liria është e brishtë”, shkroi ajo. “Por nuk e kisha menduar kurrë se do të shihja që një sulm i tillë ndaj demokracisë do të mbështetej nga Zyra Ovale.”
E vërteta themelore që Madeleine kuptoi dhe që formoi pikëpamjet e saj për të gjitha këto sfida është se forca e Amerikës nuk rrjedh vetëm nga fuqia jonë ushtarake ose ekonomike, por nga vlerat tona thelbësore.
Në vitin 1995, Madeleine më tregoi një histori që ende më frymëzon sot. Për të festuar 50-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ajo vizitoi disa vende të Republikës Çeke që ishin çliruar nga trupat amerikane në vitin 1945.
Shumë njerëz valëvitnin flamujt amerikanë dhe për habinë e saj, disa kishin vetëm 48 yje. Rezultoi që ushtarët amerikanë i kishin shpërndarë këta flamurë gjysmë shekulli më parë. Familjet çeke thanë se i kishin mbajtur të fshehura gjatë gjithë viteve të dominimit sovjetik, duke i kaluar brez pas brezi si mishërim i shpresës së tyre për një të ardhme më të mirë dhe më të lirë.
Madeleine e dinte saktësisht se çfarë do të thoshte. Edhe në fund të ditëve të saj, ajo e cilësoi si thesar pamjen e Statujës së Lirisë, në vitin 1948 kur po lundronte me një anije S.S America.
Ajo atëherë ishte vetëm 11-vjeç.
Nëse do të ishte gjallë, ajo do të ishte shumë e lumtur nga njoftimi i presidentit Biden se Shtetet e Bashkuara do të mirëpresin deri në 100,000 refugjatë që i janë larguar agresionit rus. Ajo do të përpiqej të na inkurajonte që ne të përpiqeshim më shumë për t’iu përgjigjur këtij makthi humanitar që ka përfshirë botën.
Ajo do të paralajmëronte dhe do të na nxiste të vazhdojmë të përpiqemi për lirinë, të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
Ne duhet ta dëgjojmë.
/abcnews.al