Me flamuj kuq e zi në duar dhe me thirrjet “Drejtësi, jo politikë”; “Liria ka emër”, “Liri per Çlirimtaret”, Prishtina përcolli një mesazh të qartë pro ish krerëve të UCK, përpara se të mërkurën ata të mbrohen e te thone fjalen e fundit përpara togave të zeza dhe prokurorëve
Mbi 25 mijë qytetarë nga të gjitha trevat e kombit mbushën Sheshin Skënderbej në Prishtinë, në një tubim madhështor, në mbështetje të Hashim Thaçit dhe ish krerëve të tjerë të UÇK, të cilët prej 5 vitesh po mbahen në dhomat e specializuara të Hagës.
Tubimit iu bashkua presidentja Vjosa Osmani, e cila u shfaq krah Ali Ahmetit dhe Taulant Balles ndërsa në shesh mungoi Albin Kurti.
Nga djali i Hashim Thaçit, tek familjarë të ish krerëve të tjerë, të vegjël e të moshuar, të gjithë në këmbë për Thacin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin.
“Ju nuk jeni vetëm pas jush qëndron një komb i tërë, pas jush qëndron historia, sakrifica dhe liria jonë. “
Sakrifica e një populli të tërë për liri u risoll nga ish luftëtaret e Thacit.
“E vesha uniformen me te bukur ne bote dhe ju bashkova uck. Jo sepse e doja luften por se e doja lirine… humbet bij vellezer, shtepite na u dogjen, por je gje nuk u dogj, ai ishte shpirti I ketij populli…”
“Ne jemi një zë që nuk blihet, një zë që nuk frikësohet, një zë që nuk do të ndalet. Ata që luftuan për këtë tokë, nuk kërkuan pushtet por kërkuan liri dhe liria nuk vije në bankën e turpit. Lufta e UÇK-së, ishte luftë për mbijetesë dinjitet të kombit.”
“Nje mije kilometra larg, ata qe nuk ju bashkuan dot protestes, u mblodhen serish para ekraneve. Familjare te 4 drejtuesve te uck, zgjodhen mos ti lene ata vetem ne hage, ne diten me te rendesishme te Kosoves.”
Mes tyre edhe Skender Racica. Ish keshilltari i Jakup Krasniqit, thote se eshte e padrejte qe ata qe cliruan kosoven nga serbet, sot te rrine te burgosur ne te njejtat qeli ne Hage.
18 vjet më parë, si sot, Hashim Thaçi lexonte deklaratën e pavarësisë para Kuvendit të Kosovës.
Ushtria Çlirimtare realizonte ëndrren e mijërave shqiptarëve që dhanë jetën për shkëputjen e saj nga okupimi qindra vjecar serb. Por sot për një zinxhir ngjarjesh të pakuptimtë, Hashim Thaçi ndodhet këtu pas meje, I mbyllur dhe I izoluar në një qeli, jo larg vendit ku rrinin dikur kasapet e rinj të Ballkanit; Mladic, Karaxhic dhe Miloshevic. Thaci ishte ai që si kryeministër I Kosovës firmosi krijimin e dhomave special, në emër të transparencës së saj. Por sot po përfundon si I vetmi që po paguan një kosto që nuk është e tij, por e perëdimit, ende të kompleksuar nga ideja se 18 vjet më parë, shteti që lindi nga ndërhyrja ushtarake e NATO-s, ngriti flamurin e Pavarësisë dhe Rilindjes së një kombi… / abcnews.al /


