Nga Haaland, te Sancho e Fati: Kush janë 20 kandidatët për Golden Boy

schedule13:15 - 15 Tetor, 2020

schedule 13:15 - 15 Tetor, 2020

Golden Boy ka konfirmuar pak minuta më parë listën e shkurtuar me 20 kandidatët final për çmimin prestigjioz. Në këtë çmim përfshihen të gjithë lojtarët që luajnë në Europë poshtë moshës 21 vjeç, si dhe fituesi do të shpallet në datën 14 dhjetor.

Këtë vit nga Premier League kemi gjashtë futbollistë në listën finale, ku spikasin emra si Bukuyo Saka, Phil Foden apo Mason Greenwood. Nga La Liga bien në sy kandidaturat e Vinicius Junior dhe Ansu Fatit. Ndërkohë Bundesliga mund të krenohet me emra si Jadon Sancho, Erling Haaland dhe Alphonso Davies.

Në Ligue 1 janë tre lojtarë të përzgjedhur dhe nuk kishte si të mos mungonte Eduardo Camavinga. Ndërsa Serie A përfaqësohet me Sandro Tonalin dhe Dejan Kulusevskin. Kujtojmë që më parë këtë çmim e kanë fituar Leo Messi, Paul Pogba apo dhe Kylien Mbappe, ndërsa sezonin e kaluar e fitoi sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix, pas sezonit të shkëlqyer që kaloi tek Benfica. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!