Nga Guardiola te Mourinho, Fabregas shpjegon marrëdhëniet me ta

schedule14:59 - 18 Nëntor, 2020

schedule 14:59 - 18 Nëntor, 2020

Mesfushori i Monacos, Cesc Fabregas, është rikthyer të flasë për dy nga trajnerët e tij, të cilët kanë luajtur rol në karrierën e tij. Bëhet fjalë për Jose Mourinhon dhe Pep Guardioën, për të cilët ai tregon se si i ka marrëdhëniet në ditët e sotme gjatë një intervistë për “Tot Costa”.

“Mourinho ishte ai që më këshilloi që të largohesha nga Barcelona. Ai më tregoi rreth projektit të tij dhe unë i dhashë më tepër rëndësi anës profesionale. Edhe sot atë e konsideroj ende një mik. Jose më ndihmoi shumë në atë kohë dhe mbase më të kam luajtur një nga sezonet e mia më të mirë në karrierë”, deklaron spanjolli.

“Ndërsa me Guardiolën nuk kam folur më. Kanë ndodhur disa gjëra dhe prej atyre unë nuk kam asnjë arsye që të komunikoj me të. Ai ishte idhulli im i fëmijërisë dhe ndoshta personi që kam mësuar më shumë si lojtar. Edhe kur u bë trajner e adhuroja për punën që bënte, por kaq”, përfundon Fabregas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!