Nga “grupi” i Donaldit tek i Ilirit, Einxhel ndryshon qëndrim: A ishte Dagz arsyeja e krisjes së raportit të tyre?

schedule12:17 - 23 Janar, 2022

schedule 12:17 - 23 Janar, 2022

Pasi Dj Dagz doli nga Big Brother VIP, Einxhel ka shigjetuar Donaldin duke e akuzuar se ka tradhëtuar mikun e ngushtë. Në spektaklin e së martës, nisi një zinxhir shpëtimesh, ku Beatrix dhe Donaldi shpëtuan Egzonën dhe Tanin ndërsa Einxhel dhe Dagz mbetën të fundit dhe për pasojë shkuan në televotim. Kjo pasoi daljen e Dj nga Kosova nga shtëpia e famshme.

Einxhel nuk e ka përtypur dot faktin se partneri i saj nuk u shpëtua nga Donaldi dhe e ka quajtur dyfytyrësi nga ana e tij. “Ishte një gjest i ulët, burracak. Ti bën gjithçka vetëm për të fituar.“, iu drejtua me akuza Einxhel gjatë debatit të së premtes. Ndërsa Donaldi i tha se po bën viktimën dhe se është absurde mënyra se si po sillet.

“Mendoj se është absurde t’i kërkosh Triksës pse nuk zgjodhe Dagzin, kur nuk më zgjodhi as mua. Bën viktimën, shfrytëzim i situatës, jam ai që kam shpëtuar Dagzin dhe Einxhelin, ke mbrojt të drejtat e tua.”, ia ktheu Donaldi duke shtuar se po sillet si një grua e ve. Mirëpo, gjatë përplasjes së tyre, ata nënkuptuan se Dagzi nuk është arsyeja e vërtetë që ka sjellë krisjen e raportit me njëri-tjetrin.

Në një moment, Einxhel i drejtohet Donaldit duke i thënë se ka tentuar të krijojë tension mes asaj dhe Ilirit. Einxhel ka pasur shumë debate të ashpra me balerinin, ku nuk kanë munguar as epitetet si “fallxhore” apo “Donaldina”, duke iu referuar se është me Donaldin. Ajo vuri në pah se kur Donaldi vuri re se mes saj dhe Ilirit nuk kishte më debate, ka tentuar t’i nxisë dhe të krisë raportin.

Kjo do të thotë se prishja e raportit të tyre nuk ka qenë në të vërtetë Dagzi, por thjesht ka “fryrë” më shumë tensionin e krijuar. Kujtojmë që pas daljes së Dagzit dhe përplasjes me Donaldin, Einxhel ka ndryshuar tërësisht qëndrim duke u pozicionuar krah skuadrës së Ilirit. /abcnews.al