Drejtoresha e sektorit gjermano-shqiptar pranë gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë, Jutta Sieberz-Pozza, ka ndarë në emisionin Ballkan në Abc me Linda Karadakun, eksperiencat dhe përshtypjet nga jeta në Shqipëri.
Toleranca fetare është ajo që Jutta Sieberz-Pozza, veçon nga vendi jonë.
“Ne festojmë çdo gjë në shkolla, pashkët dhe bajramin. Këtë e njoh vetëm në Shqipëri, në asnjë vend tjetër nuk jam hasur me tolerancën fetare”, u shpreh në emisionin Ballkan , Jutta Sieberz-Pozza.
Gjithashtu Jutta tha se jetesa në Shqipëri është më mirë se në Gjermani, për këtë arsye ajo tha se shtyu qendrimin e saj në Shqipëri edhe për një vit.
“Shqiptarët dhe gjermanët të ngjashëm në planifikimi për jetën. Duhet të bëj kujdes që mos të shëndoshem këtu. Byreku është shumë i shijshëm. Ne jemi pjesë e një shkolle publike gjermane, siç është gjimnazi Sami Frashëri. Shumica e vendeve nuk e duan një gjë të tillë. Në Beograd ishte e vështirë të jepja mësim, më shikonin me çudi se çfarë bëja unë. Këtu punojmë më kolegë shqiptarë, punojmë me qytetarë shqiptarë, nuk jemi shkollë private. Jetoj me kënaqësi në Shqipëri sa që mendova të jetoj dhe një vit tjetër këtu. Jeta në Shqipëri është më e mirë se në Gjermani”, tha drejtoresha e sektorit gjermano-shqiptar pranë gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë, Jutta Sieberz-Pozza.
/abcnews.al/