Nga futbolli në modeling, njihuni me vajzën shqiptare që po korr sukses në Suedi

schedule08:21 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 08:21 - 9 Dhjetor, 2021

Arbnora Robeli është vajza që i ka provuar të gjitha: nga sporti te modelingu. Ka nisur të merret me futboll që në moshë të vogël, është angazhuar në modeling dhe tani i është përkushtuar profesionit të saj, atë të psikologes. Jeton në Suedi, ka luajtur në Ligën suedeze të futbollit të femrave por dhe me Kombëtaren shqiptare për femrat.

Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Arbnora tregoi se është marrë me futboll prej shumë vitesh por hoqi dorë vitin e shkuar.  Ajo tregoi se arsyeja pse kishte vendosur të hiqte dorë nga futbolli kishte qenë dëshira për t’u marrë me atë për të cilën ka studiuar.

“Kur mora ftesën për Kombëtaren në vitin 2012 jam gëzuar shumë. Është kënaqësi për të përfaqësuar një komb, sidomos Shqipërinë. E mora diplomën për psikologe dhe thashë tani është koha me punuar si psikologe.“, u shpreh Arbnora.

Tani që nuk është aktive në futboll, ka zgjedhur një sport tjetër, atë të padelit. Krahas kësaj, është angazhuar dhe profesionit për të cilin është diplomuar. Mes të tjerash, ajo tregoi se ka konkurruar dhe për Miss Suedinë.

E di që shumica që mendojnë se femrat që luajë futboll janë sikur meshkujt por shumë herë kur ke vetëbesim mundesh me i arrit të gjitha. E provova futbollin shumë herët, më shkoi mirë, më erdhi mendimi me provuar miss-in, shkova deri në finale. Por nuk munda me marrë pjesë se kisha finalen e Ligës.“, u shpreh Arbnora.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!