Nga fustani Versace te rikthimi i puthjes në buzë me Madonnën, dalin pamjet nga martesa e Britney Spears

schedule17:36 - 10 Qershor, 2022

schedule 17:36 - 10 Qershor, 2022

Diva e muzikës, Britney Spears u martua me partnerin e saj Sam Asghari mbrëmjen e së enjtes. Ata organizuan një martesë intime si në përralla, ku morën pjesë një grup i zgjedhur miqsh dhe familjarësh, duke përfshirë artistë si Madonna, Drew Barrymore, Selena Gomez dhe Paris Hilton.

Dasma e shumëpritur u zhvillua në rezidencën e këngëtares 40-vjeçare prej 7 milionë dollarësh në Los Anxhelos. Ndërkohë, kanë dalë imazhe, ku nusja dhe dhëndri shfaqen të buzëqeshur, pasi shkëmbyen betimet e tyre para një muri me lule rozë e të bardha.

Këngëtarja e Baby One More Time,  kishte zgjedhur një fustan të bardhë të personalizuar Versace, i cili kishte një dekolte të hapur dhe një vello elegante të gjatë.Ajo kishte vendosur një gjerdan dhe doreza të bardha. Fustani gjithashtu shfaqte një të çarë deri në kofshë në njërën anë.

Spears ishte mishërimi i elegancës së nusërisë teksa u martua me një fustan të personalizuar Versace të enjten mbrëma, më pak se një vit pasi u fejua me partnerin e saj prej shumë kohësh Sam Asghari.

Sakaq, Britney hoqi fustanin e saj të nusërisë për pjesën e mëvonshme të mbrëmjes, duke ndërruar disa kombinime të ndryshme gjatë gjithë natës, duke përfshirë një mini fustan të kuq me figura, një dizajn të kuq me mëngë të gjata dhe një xhaketë shumë të shkurtër smoking Versace, nën të cilën mund të shiheshin bikinit rozë.

Në momentin që kishte veshur fustanin e kuq bodycon, ajo rikrijoi puthjen e saj ikonike të VMA-s të vitit 2003 me shoqen e vjetër dhe të ftuarën e dasmës Madonna.

Dyshja u fotografuan duke shijuar disa përqafime intime gjatë pritjes së dasmës, duke tërhequr vëmendje të madhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!