Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga fustani që merr “frymë” te fundi që “ndryshon” ngjyrë, krijimet që po çudisin botën e modës

schedule12:49 - 12 Shkurt, 2022

schedule 12:49 - 12 Shkurt, 2022

Një stilist nga Nju Jorku, krijon rroba që janë fjalë për fjalë në lëvizje. 28-vjeçari Cameron Hughes ka fituar miliona fansa në TikTok për modelet e tij të pabesueshme të veshjeve, të cilat nxiten nga talenti i tij në inxhinieri. Një ndër modelet më të njohura është fustani vjollcë me pupla që duket se merr frymë.

Gjithashtu një fund të kuq dhe blu që kthen dhe ndryshon ngjyrën, si dhe një fund me rripa që printon fatura letre. Duke folur për Vogue, Hughes tha se fillimisht filloi të dizajnonte për kënaqësinë e tij, duke krijuar rroba që mund të vishte me miqtë. Por gjatë karantinës, iu drejtua TikTok për të treguar kreativitetin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cameron Hughes (@cameronhughes)

“Aftësia ime për të bërë këto dizajne bazohet në aftësitë që kam mësuar gjatë punës si dizajner dhe inxhinier industrial,” shpjegoi ai. Stilisti shpreson të përdorë reputacionin në mediat sociale për të ndërtuar markën e tij dhe për të krijuar veshje të klasit të parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cameron Hughes (@cameronhughes)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cameron Hughes (@cameronhughes)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!