Nga fushat e blerta, në spital: Erin Smith vesh uniformën dhe ndihmon të prekurit

schedule17:42 - 17 Maj, 2020

schedule 17:42 - 17 Maj, 2020

Është vetëm 18 vjeçe, por me një zemër të madhe. Erin Smith, konkurrente në ‘Miss Anglia’ dhe futbolliste profesioniste, tashmë ka veshur uniformën e mjekes dhe ka shkuar në ndihmë të të prekurve nga Koronavirus.

Smith ka folur edhe për këtë vendim të saj, ku është shprehur: “Të jesh infermiere, është shumë e vështirë, por unë e bëj me dëshirën më të madhe. Në spital, punojmë shumë njerëz të mirë, por më dhemb shpirti që pacientët e shëruar nuk i përqafojnë dot mjekët, as për t’i falënderuar.

Kjo gjë më motivon shumë, dua që të shërohen të gjithë dhe të kalojë kjo situatë shumë e vështirë. Në aplikacionin “Zoom”, i dhashë mundësinë një mbese të fliste me gjyshen e saj. Të dyja u mbushën me lot, nuk mund t’i përmbaja as unë emocionet. Duhet të qëndrojmë të fortë, në fund triumfon gjithmonë njeriu”, tha Smith./abcnews.al