Nga ftesa e Barcelonës te Olimpiakosi/ Rrëfehet Sokol Kushta: Më bënë oferta por…

schedule09:41 - 14 Mars, 2024

schedule 09:41 - 14 Mars, 2024

Sokol Kushta ka qenë një nga lojtarët më të mirë të futbollit shqiptar që ka arritur të bëjë historinë së bashku me Flamurtarin. Kushta është gjithashtu një ndër 10 shënuesit më të mirë të Kombëtares shqiptare. Me atë që i solli ndër vite këtij sporti, Sokol Kushta është quajtur një legjendë e futbollit shqiptar.

Talenti i tij çoi peshë edhe zemrat e tifozëve jashtë kufijve në vitet që luajti në shtetin grek dhe qipriot. Kushta u ftua të vishte uniformën e ekipit të Barcelonës. I ftuar këtë të enjte në emisionin “ABC e mëngjesit”, Kushta tregoi detaje nga karriera e tij, oferta e Barcelonës dhe deri te refuzimi i Olimpiakosit.

Duke kujtuar dy ofertat që ka marrë për t’u bërë pjesë e Olimpakosit, ai thotë se donte të ishte një patriot edhe me vepra, jo vetëm me fjalë.

“Nuk më kërkoi asgjë, donte të luaja me Olimpiakosi. Nuk më intereson edhe në Afrikë të jesh më tha. Kisha luajtur edhe me kombëtaren në Patra. Dhe ata kishin informacion të plotë. Kemi qenë në një takim, një sekretar i ambasadës, kemi qenë në një zyrë dhe kemi diskutuar që sa të mbyllej kampionati do të isha pjesë e Olimpiakosit. Erdhi edhe me një ofertë tjetër pas disa ditësh dhe më tha se do të të jap një borxh. E kisha shumë problem.”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!