Nga familja Kennedy te Hillary Clinton, kush është rrobaqepsi shqiptar që ka stiluar veshjet e yjeve botërorë

schedule08:54 - 25 Mars, 2024

schedule 08:54 - 25 Mars, 2024

Abib Sela është rrobaqepësi që i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët në botë. Ai ka stiluar kostume për emrat më të njohur ndërkombëtarë, nga familja Kennedy deri te familja Klinton.

Në një lidhje me Skype nga SHBA për “ABC e Mëngjesit”, Sela ka zbuluar gjithçka, nga largimi në Amerikë te bashkëpunimi me firmat më të famshme në botë.

“Mua dokumentat mi bëri vëllai i gruas në vitin 1990. Unë jam shkolluar në Slloveni, më pas bëra specializim në Milano.

Në Amerikë fillova si rrobaqepës sepse çdo fillim është i vështirë. Në fillim, për dy vite punova me një butik me famë botërore, atje një kostum shkonte nga 10 deri në 15 mijë dollarë”.

Më tej, Sela foli dhe për kostumin e dhëndërisë që i qepi John Kennedy Jr dhe se si u bë rrobaqepsi personal i tyre.

“Ja solla shumë bukur dhe mbeti i kënaqur. Erdhën mediat më të njohura, nga Daily Mail, New York Post etj, më kërkonin të jepja detaje, më thanë që do të paguajmë në rast se jepja një intervistë. Por unë zgjodha ta mbaja sekret. Kështu që unë u bëra rrobaqepsi i tij personal që nga ai moment”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!