Eriseld Zeneli punon që prej vitit 2022 në një prej institucioneve më të rëndësishme të Bashkimit Europian. Historia e 33 vjeçarit është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve shqiptarë.
Eriseldi lindi në Lushnje në periudhën kur në Shqipërinë e atyre viteve nisën ndryshimet e mëdha. Pas izolimnit të gjatë, babai i tij si çdo shqiptar në atë kohë i kishte sytë përtej detit, drejt lirisë e një jete më të mirë.
“Fillimisht u nis babai im në 93 dhe pas tre vitesh e ndoqëm unë dhe mamaja ime. Në fillim nuk ka qenë e lehtë për shkak të gjuhës dhe sigurisht në atë peeiudhë kishte edhe pak mosbesim nga ana e italianëve ndaj emigrantëve duke qenë dhe numri i madh i shqiptarëve që arritën në atë kohë.”
Në Italinë ku u rrit dhe u formua profesionalisht, 33 vjeçari thotë se u përshtat menjëherë dhe përtej rasteve sporadike të racizmit kujton mikrpritjen e italianëve që hapën dyert për shqiptarët.
“Kujtimi im nuk është ndonjë kujtim traumatik. Pas pak kohësh fillova kopshtin dhe ashtu si çdo fëmijë e mësova gjuhën shpejt dhe u intregrova mirë. Problemet erdhën pak më vonë, gjatë shkollës 9 vjecare, aty kam vuajtur episodet e para të rracizmit, pastaj u përmirësua situata kur fillova shkollën e mesme në Bolonja, në qytet. Aty gjeta një mentalitet më të hapur, si nga ana e profesorëve edhe studentëve, mund të them që shumica e italianëve janë mikrpitës.”
Gjatë periudhës që studionte, në Itali nisi edhe të punonte.
“Kam punuar në bord të trenave. Shërbeja si shef treni, është një figurë, oficer publik në bord të trenave dhe isha përgjegjës për sigurinë e psagjerëve dhe të mjetit hekurudhor si dhe për koordinimin e stafit në bord sepse në trenat me shpejtësi të lartë, stafi është gati 10 persona dhe janë kamerierët, pastruesit, inspektori i biletave.”
Kur në dorë kishte një diplomë nga universiteti i Bolonjës në Shkencat e Edukimit, në kërkim të një vendi pune dinjitoz, ishte Parlamenti Europian që hapi dyert për të.
“Unë kam një master në psikologjinë e organizatave që arrita ta përfundoja me rezultatet maksimale dhe menjëherë pas masterit aplikova për një praktrikë pranë Parlamentin Europian, ku u pranova dhe u caktova direkt në drejtorinë e Personelit. Fillimisht si praktikant dhe pas 7 muajsh arrita të fitoja një kontratë stabël.”
Europën e vërtetë që ndoshta prindërit e tij e kërkuan në vitet ‘90 pasi u larguan nga Shqipëria e gjeti kur u punësua në institucionin e lartë të politikbërjes europiane, teksa thotë se u përshtat menjëherë.
“Nuk ka qenë shumë e vështirë sepse ndihet amjenti, ndihet Europa. Të gjithë janë të mirëpritur dhe nuk e kam ndjerë në asnjë moment faktin që jam shqiptar apo vi nga Italia dhe direkt ka qenë shumë e thjehstë sepse çdo shtet i Europës ka të drejtë të ketë një përfaqësues të stafit të vet. Ka staf nga e gjithë Evropa dhe është shumë e lehtë të bashkëpunosh.”
Shqipja e 33 vjeçarit është ruajtur bukur, ndërsa më shumë kujtime nga vendi ku lindi, në Lushnjen e tij, i ka në fëmijëri.
“Aty kam kaluar tre vitet e para të jetës time. Kur isha i vogël në fakt kthehesha me prindërit e mi çdo behar, e kaloja në Shqipëri. Pastaj vitet e fundit, për shkak të angazhimeve profesionale mund të kthehem më rrallë, por gjithësesi mundohem të kthehem sa më shpesh.”
Në këndvështrimin e tij Shqipëria ka ndryshuar, megjithatë duhet ende punë drejt rrugëtimit për të arritur standardet europiane.
“Unë besoj se vitet e fundit Shqipëria ka bërë progrese të dukshme, ekonomike, në infrastrukturë, zhvillimi i turizmit dhe shumë të tjera, por për të rinjtë ende përballen me paga të ulëta, mungesë meritokracie, kjo është problem. Duhet një arsim më cilësor më i drejtë, si dhe një punësim transparent dhe meritokrat edhe paga konkuruese për t’i lejuar të rinjtë të krijojnë një të ardhme në Shqipëri.”
Një histori suksesi që frymëzon është kjo e Eriseld Zenelit dhe mesazhi i tij për të rinjë është ky!
“Eksperienca ime është që me përkushtim, studim dhe pak guxim mund të arrish të fitosh edhe një vend nëpër institucionet europiane. Nuk ka nevojë të jesh fëmijë i njerëzve me pozita. Unë psh, jam djali i një shofer kamioni dhe një amvise, por ia arrita. Mos e humbni kurrë shpresën dhe mos nguroni të studioni sepse këto na hapin rrugën në Europë!” / ABCNEWS.AL /

