Nga Dybala te Ibra, ja 10-të lojtarët më të mirë që u skadon kontrata në fund të sezonit në Serie A

schedule15:45 - 18 Prill, 2022

schedule 15:45 - 18 Prill, 2022

Dy muaj e gjysmë deri në fund të këtij sezoni. Shumë lojtarë në Serinë A u përfundon kontrata. Disa prej të cilave tashmë kanë marrëveshje për të ardhmen me Franck Kessi, i cili ka zgjedhur fanellën e Barcelonës për të mbajtur veshur në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm, apo dhe Luiz Felipe që do të largohet si transferim i lirë nga Lazio për të kaluar në La Liga te Betis Sevilla. Edhe pse marrëveshjet nuk janë zyrtarizuar ende, italiani i Fildishtë dhe italo-braziliani kanë zgjedhur tashmë se cila do të jetë e ardhmja e tyre. Ndryshe është situata për shumë protagonistë të tjerë të kampionatit italian.

Nga Dybala te Ibrahimovic, fauna e lojtarëve që u skadon kontrata është e gjerë dhe e larmishme. Në top 10-she, dy nga sulmuesit më të mirë në Serinë A nuk mund të mungojnë. Paulo Dybala del lojtarë i lirë në fund te sezon, pasi nuk u dakortësua me Juventusin për rinovimin e kontratës, ndërsa Zlatan Ibrahimovic pret Milanin për të vendosur të ardhmen e tij.

Ibra ka pasur disa ndalesa për shkak të problemeve fizike, kjo është arsyeja pse hipoteza e tërheqjes si një alternativë ndaj rinovimit qëndron mbi suedezin. E njëjta gjë nuk është e vërtetë për Joya -n, i cili gjithsesi nuk ka vendosur ende se ku me fanellën e cilës skuadër do të shfaqë talentin e tij.

Trupa e Juventusit kompletohet nga Federico Bernardeschi , të paktën në top 10. Kush ka në skuadër në krahun e majtë një lojtar që me siguri do të hyjë në dhjetëshen e parë? Bëhet fjalë për Ivan Perisic, i cili akoma nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me zikaltërtit për të rinovuar kontratën.

Në Milano, nga ana e kuqezinjve, është Alessio Romagnoli. Kapiteni i kuqezinjve është shumë afër Lazios, me këtë të fundit që mund të transferojë Dries Mertens. Në kryeqytet, belgu do ta gjente përsëri mentorin e tij Sarri, edhe nëse lamtumira me Napolin ende nuk është vendosur. Në fund të kontratës është edhe David Ospina.

Andrea Belotti është një tjetër pjesë e vlefshme që nuk dihet e ardhmja e tij, por Fiorentina, e cila nuk do të pengojë Piatek, është shumë afër mbylljes për qendërsulmuesin torinez.

Henrikh Mkhitaryan do të qëndrojë në Romë me shanse të shkëlqyera, pasi është “pajtuar” me Mourinhon, por marrëveshja për rinovimin ende nuk është gjetur.

Më në fund, një pjesë e mundshme me vlerë në treg është Filip Djuricic , xhevahiri i Sassuolo-s që ende nuk ka vendosur se cila do të jetë e ardhmja e tij. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!