Pasi u bë zyrtarisht banore rezidente në Dubai, Enca ka filluar pushimet në Greqi. Këngëtarja ka zbuluar se prej disa ditësh ndodhet në Mykonos, nga ku nuk kanë munguar postimet provokuese. Së fundmi, autorja e shumë hiteve ka ndarë disa foto me bikini ku shkruan se po shijon jetën.
“Duke e festuar jetën çdo ditë”, shkruan këngëtarja krahas fotove. Kujtojmë që këngëtarja u përfol se fundmi dhe se është shtatzënë. Ajo reagoi duke thënë: “Edhe nja 5 vite s’e kam në mend. E vetmja pritje ime e ëmbël është për këngën dhe pushimet e radhës.”, shkroi ajo shoqëruar me një emoji duke qeshur.
Enca reagoi gjithashtu dhe për skandalin në Dubai. “Në fillim mendova që nuk duhej të reagoja, por në momentin që shoh emrin tim, kur në fund të ditës të gjithë e dinë se kush është Enca e sa vite ka që punon. Nuk domethënë që duhet të bësh gjëra skandaloze apo të kesh një dashnor.
Apo të bësh gjëra imorale që të shkosh me pushime në një vend. Gjëja që u ndjeva me fyer jo vetëm si Enca por si vajzë, është dashakeqësia e portaleve shqiptare. Skandali i Porta Potty nuk ndodh vetëm në Dubai por edhe në Shqipëri. Unë në Dubai kam shumë shoqe të miat që jetojnë një jetë të thjeshtë.
Bëjnë punë të ndershme, nuk gjykoj asnjë vajzë në botë. Secili e bën llogarinë vetë në fund të ditës. Nuk ke nevojë të shkosh në Dubai për t’u bërë eskortë. Që para se të dilte ky lajm, që herët e para që kam shkuar në Dubai, njerëzit thoshin me kë ke shkuar ke gjetur ndonjë sheik?
Në radhë të parë në Dubai mund të shkosh për pushime. Në radhë të dytë atje ka mijëra vajza të bukura dhe nuk është aq e lehtë të gjesh një sheik, jo të gjithë që veshin veshje tradicionale janë sheikë.”, tha ajo.
/abcnews.al