Nga kalon hekurudha Prishtinë-Durrës? Ministri i Kosovës tregon planet dhe ku do gjenden lekët

schedule21:14 - 7 Tetor, 2020

schedule 21:14 - 7 Tetor, 2020

Blerim Kuqi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit në Kosovë tregoi në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku pas mbledhjeve të dy qeverive në Tiranë planet për lidhjet infrastrukturore mes dy vendeve.

Janë firmosur 14 marrëveshje, kryesorja cështja e autostradës dhe hekurudhës, që dalin edhe nga marrëveshja e nënshkruar në Amerikë për të ndërtuar hekurudhën dhe autostradën”.

Por nga do të kalojë? “Ende nuk e kemi të qartë, do të bëhen studimet e vizibilitetit dhe do të bazohen në studime ekzistuese, por do të kalojë si duket, afër Rrugës së Kombit”.

Në Luginën e Fanit? “Nuk jemi të sigurt“. Por ku do të gjenden paratë? “Është një para marrëveshje përmes amerikanëve. Të dyja vendet do të marrin pjesë edhe me buxhetet e tyre” përfundoi ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!