Tefik Osmani e mbyll me futbollin e luajtur, si kampion te Tirana. Jo shuam ndeshje të luajtura, në moshën 35-vjeçare, dhe korçari në orët e vona të ditës së djeshme ka vendosur të bëjë publike. Ishte parë këto krah presidentit Refik Halili dhe me gjasa do të marrë një pozicion drejtues te bardheblutë.
Gjithsesi për momentin është në plan të dytë gjithçka e tillë, pasi Osmani ka edhe për të thënë në lidhje me vendimin e lënies së futbollit. Falënderimet janë të pashmangshme, ashtu sikurse zanafilla e dashurisë për futbollin.
“Si çdo fëmijë i vogël, edhe unë kam pasur ëndërr që të luaja futboll. Këtë ditë nuk e kisha ëndërruar kurrë… Mbaj mend shumë gjëra, por momenti më i bukur është kur babai im më ka çuar me biçikletë te stadiumi Skënderbeut kur unë isha vetëm 8 vjeç.
Nga aty filluan ëndrrat e mia, kur luajta me Skënderbeun, Bylisin, Tomorin, Elbasanin, Metalurg Zaporozhe, Partizanin, Tiranën, Teutën dhe Vllazninë. Emocion i madh ka qenë kur vesha fanellën e kombëtares U15, U17, U19, U21 dhe A të Shqipërisë.
Dua të falënderoj të gjithë trajnerët që më kanë stërvitur dhe edukuar. Dua të falënderoj të gjithë Lojtarët që unë kam luajtur. Dua të falënderoj të gjithë presidentët. Në fund falënderoj të gjithë tifozët, si ata që më kanë përkrahur, si ata kundërshtarë. Pa ju kjo lojë nuk do ishte kaq e bukur dhe me emocion. Faleminderit nga Tefik Osmani”, shkruan korçari në rrjetet sociale. /abcnews.al