Nga Dinamo te klubi i madh gjerman, portieri shqiptar hedh hapin e rëndësishëm të karrierës

schedule16:37 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 16:37 - 13 Dhjetor, 2022

Nuk dëgjojmë shpesh që lojtarë nga kampionati shqiptar i futbollit të transferohen lojtarë në drejtim të kampionatëve kryesore, sidomos drejt klubeve të njohura.

Simon simoni, portieri 18-vjeçar i Dinamos ka bërë një hap të madh në karrierën e tij. Portieri i talentuar do të transferohet në Bundesliga nga 1 janari, konkretisht te Frankfurt.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet klubi i Dinamos me një postim në rrjetet sociale.

“FC Dinamo ka kënaqësinë t’iu njoftojë se ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e portierit Simon Simoni në Bundesliga-n gjermane.

Prej muajit Janar, portieri 18-vjeçar do të jetë pjesë e ekipit të Eintracht Frankfurt.

FC Dinamo i uron Simonit suksese në karrierë dhe i shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë me fanelën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë!”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!