Blendi Krasniqi është rikthyer te Gjilani pas gjashtë muajve të kaluara te Dinamo City.
Mesfushori i talentuar nga Kosova ka shkuar te Gjilani me formën e huazimit deri në fund të sezonit. Ka qenë faqja zyrtare e Dinamos që ka njoftuar se Blendi Krasniqi është huazuar për gjashtë muaj te skuadra e Gentjan Mezanit.
Njoftimi i Dinamo City
“FC Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Gjilanit, për huazimin e mesfushorit Blendi Krasniqi deri në përfundim të sezonit,
Duke parë se në këtë pjesë të kampionatit, hapësirat për Krasniqin ishin të pakta, klubi ynë vlerësoi se rruga e duhur për rritjen e mëtejshme të lojtarit, ishte transferimi në skuadrën e Gjilanit, ku edhe mundësia për të luajtur do të jetë më e madhe”, ka shkruar klubi i Superiores./h.ll/abcnews.al