Nga Di Maria te Vlahovic, gjendja e lojtarëve përpara supersfidës kundër Napolit

schedule17:27 - 9 Janar, 2023

schedule 17:27 - 9 Janar, 2023

Pavarësisht se ka fituar tetë ndeshjet e fundit të Serisë A, Juventusi është ende në rrezik të humbasë garën e Scudetto-s nëse mposhtet nga Napoli të premten.

Massimiliano Allegri shpreson se sa më shumë nga lojtarët kryesorë të ekipit të tij do të mund të marrin pjesë në këtë ndeshje.

IlBianconero sjell të rejat e fundit për gjendjen e lojtarëve të Juventusit:

Kapiteni i ekipit Leonardo Bonucci do t’i nënshtrohet një ekzaminimi shtesë këtë javë në mënyrë që stafi mjekësor të jetë i bindur për rikuperimin e tij. Por tani për tani ekziston një ndjenjë se ai nuk do të mund të shkojë në jug të Italisë.

Angel Di Maria do të jetë në dispozicion gjatë ndeshjes kundër Napolit pavarësisht goditjes që mori ndaj Udineses.

Dushan Vlahovic është duke u rikuperuar nga një dëmtim, por lojtari ka ende dhimbje që e kanë përndjekur muajt e fundit. Ai pritet të qëndrojë në Torino më 13 janar.

Mattia De Sciglio ka qenë jashtë për një kohë të gjatë, por mund të rikthehet kundër Napolit. Gjithçka do të varet nga gjendja e tij në stërvitje në ditët në vijim.

Së fundi, Paul Pogba po rikuperohet, por definitivisht nuk do të ketë kohë të përgatitet për takimin me Napolin. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!