Tre shtetas kanë rënë në prangat e policisë në Korçë, për vepra të ndryshme penale.
Shtetasi F.M, 19 vjeç u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi, ndërsa shtetasi H.M, 41 vjeç u kap duke drejtuar automjetin tip “Seat” në gjendje të dehur.
I treti i vënë në pranga është shtetasi E.G, 41 vjeç pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
– F. M., 19 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytet u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi;
– H. M., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vashtëmi, u kap duke drejtuar automjetin tip “Seat”, në gjendje të dehur.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 41 vjeç, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.