Nga dhomat luksoze, kinematë dhe klubet e natës, brenda anijeve që do të strehojnë emigrantët në Britani

schedule12:27 - 7 Qershor, 2023

schedule 12:27 - 7 Qershor, 2023

Emigrantët që do të kalojnë kanali anglez për të mbërritur në Britani, do të qëndrojnë në anije të cilat më parë kanë shërbyer si kroçera, sipas planit të Rishi Sunak, sipas Daily Mail.

Home Office do të strehojë rreth 1,000 emigrantë në bordin e dy anijeve, të cilat me shumë gjasë do të ankorohen në Merseyside dhe Teeside. Emrat e anijeve dhe vendndodhjet do të mbahen të fshehta. Megjithatë, MS Victoria është përdorur për strehimin e përkohshëm të refugjatëve ukrainas në Skoci dhe do të jetë i disponueshëm në javët e ardhshme.

Do të jetë hera e parë që emigrantët do të strehohen në anije lundrimi.

“Për të reduktuar presionet mbi komunitetet lokale, ne gjithashtu do të strehojmë njerëz në anije. E para do të arrijë në Portland në dy javët e ardhshme. Dhe ne kemi siguruar dy të tjera sot që do të strehojnë 1000 të tjerë“, tha kryeministri Rishi Sunak në një fjalim në Dover të hënën.

Pati raportime në prill se Home Office ishte në negociata me operatorët e portit Birkenhead, ndërsa diskutohet që Teesport, pranë Middlesborough, të jetë një  pretendent.

Sakaq, ‘MS Victoria’ është ankoruar në Leith, Edinburgh, por thuhet se do të jetë e lirë nga mesi i korrikut.

Ajo çfarë tërheq vëmendjen është se anija përbëhet nga një kinema, ambjenti argëtimi, klub nate dhe dhoma luksoze, megjithëse nuk është e qartë nëse janë bërë ndryshime për qëllimin aktual.

Burimet qeveritare thanë se njoftimet mbi detajet janë duke u përpiluar, ndërsa kjo do të ishte e para herë që emigrantët që kalojnë kanalin anglez do të vendosen në anije lundrimi.

Disa refugjatë ukrainas në MS Victoria kanë lavdëruar objektet, duke vënë në dukje kinemanë dhe kabinat e rehatshme. Të tjerë janë ankuar për korridore të ngushta.

Kryeministri këmbënguli se plani i tij i imigracionit të paligjshëm po fillon të funksionojë, pas një rënie prej 20% të emigratëve që kanë mbërritur me anije të vogla përgjatë kanalit deri më tani krahasuar me të njejtën periudhë në 2022.

Pak më shumë se 7,600 njerëz kanë kaluar ilegalisht Kanalin deri më tani këtë vit, nga pak më pak se 10,000 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

/abcnews.al