Nga Dhërmiu në Lezhë/ Rama ndaj pamjet nga punimet për vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur

schedule10:58 - 29 Gusht, 2024

schedule 10:58 - 29 Gusht, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet e task forcës për certifikimin e vendosjes së impiateve për trajtimin e ujërave të ndotur.

Ai ka zbuluar dhe zonat, ku po bëhet ky proces, duke e theksuar që përmirëson cilësinë e turizmit në vendin tonë.

“Në Dhërmi, Borsh, Ksamil, Llaman, Karpen, Golem, Spille, Hamallaj, Pogradec, Lezhë, vijon punën task forca për të monitoruar dhe certifikuar vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur nga subjektet që operojnë pranë ujërave larës. Një proces që rrit e përmirëson cilësinë e turizmit në Shqipëri”, ka shkruar Rama krahas pamjeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!