Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nga dezinformimi, sulmet kibernetike te ryshfeti, frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet europiane

schedule12:08 - 4 Qershor, 2024

schedule 12:08 - 4 Qershor, 2024

Dezinformimi është bërë një taktikë e njohur gjerësisht për të minuar proceset demokratike dhe zgjedhjet europiane të kësaj jave nuk bëjnë përjashtim.

Shqetësimi po rritet në Europë për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e Parlamentit Europian të kësaj jave mes raporteve për sulme kibernetike, platforma online që përhapin propagandë dhe madje edhe financimin e politikanëve europianë.

Rusia është përfshirë në aktivitete të paligjshme për vite me radhë përmes fushatave dezinformuese dhe faqeve të internetit të lajmeve të rreme.



Propaganda ruse është e gjithëpranishme, por zgjedhjet janë një mundësi për të intensifikuar atmosferën gjithnjë e më të polarizuar të politikës europiane.

Lajmet dhe komentet për pushtimin rus të Ukrainës janë shembulli më i dukshëm i kësaj me Strike Force East StratCom, pjesë e shërbimit diplomatik të BE-së, duke raportuar se dezinformatat për Ukrainën përbëjnë 40% të rasteve në bazën e të dhënave të saj.

Videoja e publikuar në mars në mediat sociale, për shembull, tregon një tank që mban një flamur blu të ngjashëm me flamurin e BE-së.

Ky tank thuhet se ka qenë në Rusi pranë kufirit me Ukrainën. Flamuri ishte në fakt ai i “Legjionit të Lirisë së Rusisë”, një organizatë paraushtarake e luftëtarëve rusë që kundërshtonin Kremlinin dhe luftonin përkrah ukrainasve.

Burimi i videove si këto nuk mund të përcaktohet gjithmonë. Analistët e Strike Force East StratCom besojnë se fushatat e dezinformimit rreth luftës kanë për qëllim minimin e mbështetjes së BE-së për Ukrainën.

Përfshirja ruse shtrihet përtej dezinformimit me Kremlinin që akuzohet se qëndron pas sulmeve kibernetike që synojnë bazat e të dhënave të rëndësishme.

Sipas tyre, qëllimi është të shfrytëzohen të dhënat osë të minohet infrastruktura më kritike.

Partitë politike gjermane, kompanitë e logjistikës, industria ajrore dhe kompanitë e shërbimeve të IT kanë qenë viktima të përpjekjeve për përgjime në të kaluarën.

Gjermania ia atribuon sulmet njësisë APT28 në shërbimin e inteligjencës së ushtrisë ruse.

Sipas burimeve të BE-së, ka pasur sulme ndaj institucioneve shtetërore në një numër vendesh të BE-së, përfshirë Poloninë, Lituaninë, Sllovakinë dhe Suedinë. Një shembull i njohur i shitjes së ndikimit rus është platforma e Zërit të Evropës me bazë në Pragë, e cila dyshohet se ka përhapur propagandën pro-ruse dhe ka financuar politikanë të BE-së.

Në fund të majit, BE sanksionoi Zërin e Evropës për një “fushatë sistematike ndërkombëtare të manipulimit të medias dhe falsifikimit të fakteve që synojnë destabilizimin e Ukrainës, BE-së dhe shteteve të saj anëtare”.

Freevirt paralajmëron se sulmet ndaj legjitimitetit të zgjedhjeve ka të ngjarë të ndodhin pasi të shpallen rezultatet me qëllim që të shkaktojnë probleme afatgjata.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!