Gjykata e Lartë ka publikuar listën e 5 kandidatëve për anëtar të Kushtetueses, pas përfundimit të mandatit të Vitore Tushës.
Në përfundim të afatit 30-ditor të pranimit të kërkesave kanë paraqitur interes për këtë post Brunilda Kadi, Elsa Miha, Holta Zaçaj, Juliana Latifi dhe Sandër Beci.
Lista me 5 emrat e kandidatëve i është dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e cila do të vlerësojë kushtet dhe kriteret e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.
Njoftimi i Gjykatës së Lartë
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin7/çtë ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 31.01.2022ka bërë shpalljen publike për plotësimin e vakancës së pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Vitore Tusha.
Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:
- Brunilda Kadi
- Elsa Miha
- Holta Zaçaj
- Juliana Latifi
- Sandër Beci
Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.
/abcnews.al