Pas vizitës në Brazil, kreu i PD Sali Berisha organizoi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë një tubim, e cila për hir të së vërtetës nuk ishte ashtu siç Berisha do të donte. Numri i pjesëmarrësve ishte shumë i ulët, modest.
Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës tha se Berisha nuk ka më aftësinë që të mbledhë në shesh as 2 mijë vetë. Sipas tij kjo është hera e tretë që ai dështon. Alibeaj shtoi se kjo është fundi i PD, si parti. Sipas tij ata që po degradojnë nuk janë demokratë të vërtetë, janë thjeshtë një grup njerëzish që nuk kanë as program politik.
“Berisha nuk mund të sjellë as 2 mijë veta në shesh. Është hera e dytë. Në fakt është hera e tretë, dy-tre javë më parë, ku ishin zgjedhjet e nëntorit. Kam një dyzim jo vetëm të kohës, por PD ka qenë gjithmonë një parti me mbështetje të njerëzve, edhe në ditët më të këqija të saj. Çdo ditë mbështetësit po bien. Po ndjej një keqardhje të madhe se si një parti degradon.
Ky është fundi i kësaj parti, dhe jo vetëm i kësaj partie. Duhet të ndodhë kështu. Ata që po degradojnë nuk janë demokratë, por thjeshtë një grup njerëzit, që as projekt politik dhe ndjeshmëri njerëzore nuk kanë. Sa mirë që po ndodh kështu! Kjo shenjë nuk është e tillë që ju përket atyre, po kjo tregon se sistemi politik PS-PD janë në prag të shembjes.
Një pjesë e këtij sistemi po kalbëzohet më shpejt. Kjo është shembje e sistemit politik shqiptar. Kështu duhet që të ndodhte! PS, siç unë e shoh, ka një instrument që e mban ende në këmbë jo fort, është çështja e pushtetit. Në momentin që s’do jetë kaq e fortë edhe kjo mburojë e pushtetit, lëvizje tektonike do të ndodhin”, tha Alibeaj./abcnews.al

