Nga Brahim Diaz, te Diogo Dalot: Çfarë po ndodh te Milani

schedule11:13 - 25 Qershor, 2021

schedule 11:13 - 25 Qershor, 2021

Brahim Diaz dhe Diogo Dalot janë dy prej pikëpyetje të Milanit. Kuqezinjtë po punojnë që të mbajnë spanjollin dhe sipas La Gazzetta dello Sport kanë arritur një marrëveshje në parim me Real Madrid.

Diaz do të qëndrojë edhe një vit në huazim dhe në marrëveshje do të përfshihet një klauzolë që i jep të drejtën Milanit ta blejë për rreth 20 milion euro. E vetmja gjë që mbetet të përcaktohet është një klauzolë që i jep mundësinë Realit ta kthejë mbrapsht.

Sa i takon mbrojtësit të djathtë Dalot, i njëjti burim shkruan se mund të qëndrojë te Milani. Manchester United është i hapur ta shtyjë edhe me një vit huazimin, por nuk do një klauzolë që i jep të drejtën italianëve për ta blerë. Për këtë pjesë do diskutohet. /abcnews.al