Nga bonuset e udhëtimit deri te përfitimet e familjarëve/ Sa para fiton Presidenti i SHBA

schedule17:00 - 5 Nëntor, 2024

schedule 17:00 - 5 Nëntor, 2024

Puna e presidentit amerikan konsiderohet si një nga më kërkueset në botë, pasi përfshin administrimin e një superfuqie, megjithatë kjo duket se nuk reflektohet në pagën që ai merr.

Ndryshe nga punët e tjera, si CEO-të më të paguar që fitojnë 24 milionë dollarë në vit, presidenti amerikan merr 400,000 dollarë në vit. Në fakt, paga ka pësuar një ulje të madhe në krahasim me gjysmë shekulli më parë.

LAD BIBLE shkruan se në vitin 1969 presidenti merrte 200 mijë dollarë në vit, një shumë që sot i përgjigjet 1.66 milionë dollarëve. Megjithatë, në vitin 2001, Kongresi vendosi kompensimin presidencial në 400,000 dollarë, duke argumentuar se është një pozicion përgjegjësie dhe jo një mënyrë për t’u pasuruar.

Veç kësaj, presidenti gëzon një sërë përfitimesh që i japin frymë pasurisë së tij personale. Konkretisht, ai jeton në Shtëpinë e Bardhë falas dhe në përgjithësi nuk paguan asgjë për shpenzimet e jetesës. Ai gjithashtu udhëton dhe ha falas, si ai vetë ashtu edhe familjarët e tij.

Gjithashtu, ai merr çdo vit 50 mijë dollarë për shpenzime, të cilat i kthehen shtetit, në rast se nuk i kërkon.

“Çdo shumë e papërdorur e këtij rimbursimi do t’i kthehet Qeverisë, në përputhje me nenin 1552 të titullit 31, Kodi i Shteteve të Bashkuara. Asnjë shumë e këtij rimbursimi nuk do të përfshihet në të ardhurat bruto të presidentit. Ai gjithashtu ka të drejtë të përdorë mobilje dhe sende të tjera që i përkasin Shteteve të Bashkuara dhe mbahen në rezidencën ekzekutive në Shtëpinë e Bardhë”, shkruante botimi.

Përveç kësaj, presidenti merr 100,000 dollarë për rinovimin e Zyrës Ovale, si dhe 19,000 dollarë për shpenzimet e argëtimit, të cilat ai mund t’i shpenzojë sipas dëshirës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!