Nga binjakët e Ronaldos, Meghan Markle te Alec Baldwin: “Kampionët” e rrjeteve sociale për 2021

schedule21:31 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 21:31 - 27 Dhjetor, 2021

Në vitin 2012, njerëzit shpenzuan mesatarisht 90 minuta nga koha e tyre e përditshme dukë lundruar nëpër mediat sociale. Ne jemi të lidhur në rrjet. Kudo, gjithmonë dhe potencialisht me të gjithë. Me ndihmën e pandemisë, bota virtuale tani po konkurron me të prekshmen. Kush janë personazhet publikë që bënë bujë këtë vit dhe njihen si “kampionët” e internetit.

Instagram – Binjakët e Ronaldos

Përveçse po flasim për Cristiano Ronaldon, i cili, pavarësisht famës së tij hipertrofike, kishte nevojë për partneren e tij Georgina Rodriguez dhe ekografinë e fëmijëve binjakë që prisnin për të kapur miliona pëlqime. 32 milionë përdorues pëlqyen foton ku njoftonin se do të bëheshin sërish prindër, pra rreth 10 përqind e totalit të ndjekësve të tij në rrjete sociale.

Në vendin e dytë renditet dasma e yllit të pop-it, Ariana Grande me Dalton Gomez, e cila do të merrte rreth 27 milionë pëlqime. Ndarja e bujshme mes Kim Kardashian dhe Kanye West zuri vendin e tretë dhe më pas njoftimi i shtatzënisë nga miliarderja e familjes Kardashian, Kylie Jenner.

Pesë imazhet më të njohura të vitit 2021 plotësohen nga Billie Eilish, e cila mjaftoi të bëhej bjonde për të bërë kaq bujë. Dhe sigurisht Lionel Messi, i cili me rikthimin e tij te Paris Saint-Germain fitoi një milion pëlqime.

Megan Markle – Kurora e ndikimit

Gruaja e Princit Harry është përfshirë në listën e personave më ndikues edhe për këtë vit. Megan Markle, gati dy vjet pas shpalljes së Megxit, mbeti, sipas matjeve të rrjeteve sociale, anëtarja më me ndikim në të gjithë botën.

media_sociale_në__4_

Aktorja amerikane bëri bujë me akuzat për racizëm që hodhi ndaj një anëtari të monarkisë britanike gjatë intervistës për Oprah Winfrey. 10.4 milionë hashtags me emrin e saj në Instagram dhe 11.200 artikuj u publikuan në internet rreth saj.

Tweet në Twitter

Renditja e llogarive me më shumë ndjekës nuk ka ndryshuar në mënyrë dramatike nga viti i kaluar (Barack Obama është ende në krye, i ndjekur nga Justin Bieber, Katy Perry, Rihanna, Cristiano dhe Lady Gaga). Por një postim nga grupi korean BTS, me vetëm një emoji, u rendit i dyti në listë me 3.2 milionë pëlqime.

media_sociale_në__3_

Përsa i përket shumicës së retweet-eve, sërish kryeson BTS me thirrjen e tyre për t’i dhënë fund urrejtjes dhe diskriminimit kundër aziatikëve.

TikTok

Videoja më e mirë është ajo e amerikanit, Mr Beast. 23-vjeçari vendosi të qëndronte në një arkivol për 50 orë, duke filmuar përvojën e tij dhe duke mbledhur mbi 154 milionë shikime.

Google – Alec Baldwin

Motori popullor i kërkimit mund të mos e dijë pse po kërkojmë diçka, por e di se çfarë po kërkojmë, si dhe kur. Në mesin e njerëzve më të kërkuar ishin Kyle Rittenhouse, Tiger Woods, Simone Biles, Alec Baldwin dhe Travis Scott. Këta të fundit për ngjarjet e fundit në të cilat janë përfshirë.

media_sociale_në__2_

Aktori amerikan qëlloi për vdekje një anëtare të ekipit të filmit që po xhironin në New Mecixo. Ndërkohë, reperi Scott, partneri i Kylie Jenner, u prek nga tragjedia që ndodhi në festivalin e tij ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!