Nga artet figurative…në drejtësi/ Historia e Avokatit të popullit ne Kukës, si nisi rrugëtimi i tij

schedule20:27 - 8 Shkurt, 2025

schedule 20:27 - 8 Shkurt, 2025

Besmir Billa mbush plot një dekadë si drejtues i Zyrës Rajonale të Avokatit të popullit në Kukës. Për Besmirin, të jesh punonjës i këtij institucioni është privilegj, por edhe përgjegjësi.

Puna në këtë pozicion kërkon përkushtim e angazhime që dalin shpeshherë jashtë protokolleve zyrtare për vetë veçoritë që ka qarku i Kukësit.

Problematikat janë nga më të ndryshmet e që trajtohen me përgjegjësi në çdo takim që zhvillon në terren dhe me qytetarët që pret në zyrën e tij.

Thotë se pjesa e konsiderueshme e qytetarëve ende se kanë të qartë rolin që ka avokati i popullit dhe pritshmëritë e tyre janë shumë të larta. Raste pafund që kërkojnë zgjidhje e përkushtim.

Prirjet e tij ishin arkitektura dhe artet figurative. Para se të merrej me jurisprudencën, Besmiri ishte një aktivist në shoqërinë civile dhe punonte me të rinjtë. Edhe sot krahas punës si avokat I popullit, angazhohet në ditët e pushimit me programe sociale në ndihmë të shtresave në nevojë.

Shpeshherë I duhet të udhëtojë në çdo fshat e zonë për t’u marrë me probleme edhe pse thotë se nuk mund të gjejë zgjidhje, të paktën jep sqarimet e nevojshme dhe nuk tërhiqet nga asistenca për qytetarët.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!