Këto rrugë që të çojnë në Parkun Kombëtar të Valbonës po rrihen gjithnjë e më tepër nga të huajt. Turistë nga anë e kënd botës vijnë plot kërshëri për të zbuluar këtë perlë të natyrës së veriut të Shqipërisë.
Ky çift bashkëshortësh nga Gjermania ka zgjedhur që disa ditë të verës t`i kalojë në Valbonë. Thonë se janë befasuar jo vetëm nga natyra por edhe mikpritja e njerëzve në këto anë. Gjatë qëndrimit disa ditorë në Shqipërinë kanë vërejtur edhe problematika.
“Ne jemi nga Gjermania. Po bëjmë një tur me motor, është një vend i mrekullueshëm. Njerëzit janë shumë miqësor. Sa herë që ndalojmë për të parë ndonjë breshkë, ndalojnë edhe ata dhe na pyesin nëse kemi nevojë për ndihmë, nuk e kam gjetur këtë në ndonjë vend tjetër. Valbona është shumë e bukur, e dashuroj. Por e gjithë natyra në Shqipëri është e veçantë. Ju keni vetëm një problem, mbeturinat. I gjen kudo dhe ky është një problem i madh, pjesa tjetër është e mrekullueshme”
Na pëlqen Valbona. Kjo është hera e parë në Shqipëri dhe Valbone. Çdo gjë na ka pëlqyer, si ushqimi ashtu dhe natyra
Parku Kombëtar i Valbonës ka grishur kureshtjen edhe të turistëve nga Afrika e Jugut. Fransua dhe Xheisoin për Shqipërinë dhe natyrën e saj kanë lexuar në rrjetet sociale dhe nuk kanë ngurruar të ndërmarrin një udhëtim kaq të gjatë.
“Vij nga Afrika e Jugut. Natyra është e bukur, njerëzit po ashtu pasi janë miqësorë. Lexova për këtë vend në rrjetet sociale dhe m’u duke mrekulli, ndaj vendosa të vij.
“Na pëlqen vërtet shumë. Kemi ardhur të shijojmë natyrën dhe kulturën lokale. Ushqimi ka qenë i mrekullueshëm ndërsa njerëzit mikpritës”.
Suzane dhe Markos kanë zgjedhur ta zbulojnë Shqipërinë me motor. Ata vijnë nga Austria dhe me aq sa kanë parë në Valbonë thonë se natyra është edhe më e bukur se ajo në Austri, veçanërisht Malet
“Është hera e parë në Shqipëri. Këtu është vërtet shumë bukur. Më pëlqen gjelbërimi, ajri I freskët, njerëzit janë të mirë. Është shumë ndryshe nga Austria. Edhe ne kemi male atje por këtu është shumë ndryshe. Mund të shkosh edhe në male pasi ka shtigje. Ushqimi qe kemi provuar deri më tani ka qenë i veçantë. Njerëzit janë të buzëqeshur, në Austria ata nuk buzëqeshin kaq shumë, ata gjithashtu të tregojnë se ku mund të qëndrosh apo ku mund të shijosh ushqim të mirë”,
“Hera e parë në Shqipëri dhe po na pëlqen shumë. Na ka bërë përshtypje jo vetëm natyra por edhe njerëzit. Valbona një vend i mrekullueshëm. Ne vijmë nga malet, në Austri kemi shumë të tilla por këtu na duken edhe më të bukur. Veçoj edhe ushqimin që është unik dhe i shijshëm. Eksperiencë e mrekullueshme e gjitha”
Karlo është nga Italia. Shqipërinë ka ndërmend ta vizitojë nga veriu në jug.
“Vij nga Italia. Gjenden këtu prej dy ditësh, me vonë do të vizitojmë edhe jugun e Shqipërisë. Kemi ardhur për të zbuluar sa me shumë nga Shqipëria. Pashë një artikull në media dhe nga kurioziteti erdha për ta pare nga afër alpet e mrekullueshme. Çdo gjë këtu duhet zbuluar e parë. kam qenë në Theth dhe në liqenin e Komanit, ishte bukur
Parku Kombëtar i Valbonës ndodhet në rrethin e Tropojës, afro 30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri.
Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura. Ka një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare.
“Ne jemi nga Gjermania. Po bëjmë një tur me motor, është një vend i mrekullueshëm. Njerëzit janë shumë miqësor. Sa herë që ndalojmë për të parë ndonjë breshkë, ndalojnë edhe ata dhe na pyesin nëse kemi nevojë për ndihmë, nuk e kam gjetur këtë në ndonjë vend tjetër. Valbona është shumë e bukur, e dashuroj. Por e gjithë natyra në Shqipëri është e veçantë. Ju keni vetëm një problem, mbeturinat. I gjen kudo dhe ky është një problem i madh, pjesa tjetër është e mrekullueshme”
” Është hera e parë në Shqipëri. Këtu është vërtet shumë bukur. Më pëlqen gjelbërimi, ajri I freskët, njerëzit janë të mirë. Është shumë ndryshe nga Austria. Edhe ne kemi male atje por këtu është shumë ndryshe. Mund të shkosh edhe në male pasi ka shtigje. Ushqimi qe kemi provuar deri më tani ka qenë i veçantë. Njerëzit janë të buzëqeshur, në Austria ata nuk buzëqeshin kaq shumë, ata gjithashtu të tregojnë se ku mund të qëndrosh apo ku mund të shijosh ushqim të mirë”