Në emisionin “Real Story”, në ABC News, Ilir Kulla u shpreh se zgjedhja e Anastas Janullatos në krye të Kishës, kishte të bënte me eksperiencën dhe besueshmërinë e madhe që kishte marrë.
Në “Real Story”, u publikua edhe një foto e 20 viteve më parë, e komentuar nga Ilir Kulla ku tregoi se në foto janë Baba Reshati, Sali Muça, Rrok Mirdita, Anastas Janullatos, Bashkim Haxhiu.
“Ishte i vetmi që nuk e kishte kaluar jetën e tij në Greqi, por nëpër botë. Kishte eksperiencë. Në foto jemi unë me katër krerët e bashkësive fetare që shkojmë në varrimin e Papa Vojtilës para 20 viteve. Baba Reshati, Sali Muça, Rrok Mirdita, Anastas Janullatos dhe Bashkim Haxhiu”, tregoi Kulla.
Gjithashtu ndau edhe një moment, shprehur rëndësinë që kishte marrë, Anastasi, ndërsa tregoi: “kur kemi zbritur nga aeroporti i Romës, Anastas Janullatos është pritur me protokoll të veçantë”.
Drejtimi i kishës ortodokse në Shqipëri është diskutuar gjithnjë, që me vendosjen emërimin e Anastas Janullatos nga Patriakana e Stambollit në vitin 1991 si drejtues provizor i Kishës Ortodokse shqiptare. Por kryepeshkopi Anastas nuk u largua kurrë nga drejtimi i kishës Autoqefale.
/abcnews.al/