Nga Amnistia Penale te marrëveshja për pensionet me Italinë, Çuçi: Kemi pasur një sesion të frytshëm

schedule11:21 - 24 Korrik, 2024

schedule 11:21 - 24 Korrik, 2024

Bledi Çuçi në një konferencë për mediat bëri një bilanc për punën në Kuvend si dhe marrëveshjet e bëra nga qeveria.

Ai foli për situatën në Kuvend, ku tha se është e normalizuar dhe se ka pasur një sesion të frytshëm.

Çuçi u ndal te Amnistia Penale dhe te marrëveshja me Italinë për pensionet, si dy nga arritjet e qeverisë socialiste këtë sezon.

Ndër aktet më rëndësi për publikun ka qenë amnistia penale. U vonua, por u miratua me një konsensus të gjerë. Besoj se kanë përfituar një numër i konsiderueshëm i të dënuarve. 1803 të dënuar kanë përfituar, një pjesë ka dalë nga burgi dhe një pjesë tjetër ka marrë ulje të dënimit. Ka pasur një impakt social besoj, dhe përfitimet që sjellin amnistitë penale në gjithë botën.

Moment tjetër i rëndësishëm ka qenë ratifikimi i marrëveshja me Italinë për pensionet. Vlen për tu shënuar protokolli në fushën e emigracionit, ku ky Kuvend ratifikoi këtë protokoll, marrëveshje mes dy qeverive. Ka rëndësi pasi Shqipëria është në moment ku ka ofruar solidaritetin, jo vetëm më portierin tonë strategjik, por besoj se ka dhënë shembull të jashtëzakonshëm. Shqipëria ka dhënë një kontribut, gati gati një model për BE-në në lidhje me emigracionin.”, u shpreh socialisti Çuçi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!