Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga Amerika e largët përlot regjisoren: Po vdes për groshë! Si ja mori zemrën Klaudia, Adi Hilës?

schedule18:09 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 18:09 - 7 Dhjetor, 2020

Regjizoria e njohur Klaudia Hila ishte e pranishme këtë të hënë në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku bisedoi për marrëdhënien që ka me kuzhinën dhe si e ka përcjellë pasionin tek vajzat dhe kompozitori Adi Hila.

Teksa po tregonte se gatuan çdo gjë Ermali e pyet me shaka : “nëse ti i bën një pjatë Adit dhe atij nuk i pëlqen, duhet detyrimisht gocat ose ti t’i këndosh?”

‘Ta dish ti ç’më thonë gocat mua? Që ti gatuan gjërat që ka qef babi! Më akuzojnë vajzat për këtë gjë”, tregoi regjisorja.

“Dmth zemrën ia paske marrë Adi Hilës me ushqimet? Dhe muza e këngëve të bukur e tij vjen nga përkëdhelja e Klaudias në kuzhinë”, pyet përsëri Ermali.

“Ndoshta se mos më ngre mendjen kotë!”, tha ajo.

Klaudia Hila u përlot teksa një videomesazh i erdhi nga kontinenti tjetër, Amerika, nga vajza e saj Meryl. Ajo tha se ka gati një vit e gjysmë që nuk është takuar me të dhe pse flet për natë edhe për gatimet që bën, por malli është i madh. Vajza shtoi se i mungon shumë grosha dhe embëlsirat e mamit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!