Nga akuzat për vrasje tek droga, kush është Kep Arapi që ra në prangat e policisë. Disa muaj më parë u kap në Rinas pasi kërkohej nga Italia

schedule10:50 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 10:50 - 22 Dhjetor, 2023

Rexhep Arapi, i njohur si Kep Arapi, u arrestua mëngjesin e së premtes pasi dyshohet se është përfshirë në një tentativë vrasjeje me ish shefin e krimeve Dedan Gjoni. Ky i fundit u arrestua disa javë më parë pasi ishte pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish Drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Gazetari Leonidha Musaj raportoi se Arapi dyshohet se ka bashkëpunuar me Gjonin në kohën kur ky i fundit ishte pjesë e policisë së Durrësit për të vrarë një person. Gjoni e ka thirrur objektivin në komisariat, u ka thënë autorëve se në çfarë ore do ta lironte dhe iu ka nisur atyre një foto të tijën.

Por kush është Kep Arapi?

Arapi, i njohur ndryshe edhe si i “forti” i Durrësit është një emër i njohur për policinë. Sipas gazetarit Leonida Musaj, ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash nga “organizimi i emigracionit të paligjshëm”, drogë, grup i strukturuar kriminal por ka edhe dosje të tjera që kanë të bëjnë në lidhje me pronat në Gjirin e Lalzit.

Arapi u arrestua në Mars të këtij viti në Rinas, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Apelit Genova, e ka dënuar në mungesë me 7 vjet burgim, për veprën penale “organizimi i emigracionit të paligjshëm”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet.

Në Korrik të vitit 2021, Arapi u arrestua për armë pa leje. Ai u arrestua në lokalin në pronësi të tij në Maminas. Në mars 1991, Arapi u akuzua për vrasjen e një personi për gjakmarrje. Më vonë u lirua për mungesë provash./abcnews.al